Kuvendi i Kosovës, ka njoftuar ditën e nesërme do të zhvillojë seancë plenare duke filluar nga ora 10:00.
Në njoftimin për media njoftohet edhe rendi i ditës, ku mes tjerash pritet Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.
Komunikata:
Lënda: Njoftim
Data: 22 tetor 2026
Dita: E enjte
Seanca plenare
Vendi: Salla e seancave
Koha: 10:00
Rendi i ditës
1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës, 5. Votimi i Propozimit të GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

















