Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

PDK i kërkon Presidentes rikthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend për rishqyrtim

22/10/2026 - 17:18
në Kryesore, Lajme
A A
PDK i kërkon Presidentes rikthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend për rishqyrtim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një letre zyrtare, i ka kërkuar sot Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, rikthimin në Kuvend për rishqyrtim të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

PDK-ja përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se vlerëson se rishqyrtimi do të mundësonte plotësimin e dispozitave të caktuara dhe forcimin e sigurisë juridike të ligjit, në funksion të interesit shtetëror dhe garantimit të plotë të të drejtave kushtetuese të çlirimtarëve tanë të cilët po gjykohen pranë Dhomave të Specializuara.

“PDK-ja është krenare për nismën e saj ligjore dhe mbështetjen që ajo ka marrë. Mbrojtja e UÇK-së, e vlerave të luftës çlirimtare dhe mbështetja për çlirimtarët në Hagë mbeten përgjegjësi të panegociueshme”.

“Ligji është i finalizuar në pjesën dërrmuese të tij. Rishqyrtimi synon një verifikim përfundimtar profesional dhe adresimin e elementeve që mund të pengojnë zbatimin e tij. Kërkesa është për rikthim në Kuvend, jo në Qeveri apo për nisjen e punës nga e para. Ky proces duhet t’i shërbejë finalizimit dhe hyrjes së ligjit në fuqi, pa vonesa të panevojshme”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:PDK i kërkon Presidentes rikthimin e ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend për rishqyrtim: Angazhimi ynë vazhdon deri në hyrjen e tij në fuqi

Prishtinë, 22 tetor 2026 – Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një letre zyrtare, i ka kërkuar sot Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Justina Shiroka-Pula, rikthimin në Kuvend për rishqyrtim të Ligjit Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.Pas konsultimeve të gjera, PDK-ja vlerëson se rishqyrtimi do të mundësonte plotësimin e dispozitave të caktuara dhe forcimin e sigurisë juridike të ligjit, në funksion të interesit shtetëror dhe garantimit të plotë të të drejtave kushtetuese të çlirimtarëve tanë të cilët po gjykohen pranë Dhomave të Specializuara.

PDK-ja është krenare për nismën e saj ligjore dhe mbështetjen që ajo ka marrë. Mbrojtja e UÇK-së, e vlerave të luftës çlirimtare dhe mbështetja për çlirimtarët në Hagë mbeten përgjegjësi të panegociueshme.Ligji është i finalizuar në pjesën dërrmuese të tij. Rishqyrtimi synon një verifikim përfundimtar profesional dhe adresimin e elementeve që mund të pengojnë zbatimin e tij. Kërkesa është për rikthim në Kuvend, jo në Qeveri apo për nisjen e punës nga e para. Ky proces duhet t’i shërbejë finalizimit dhe hyrjes së ligjit në fuqi, pa vonesa të panevojshme.

Ftojmë ekspertët që kanë shprehur gatishmëri për të kontribuuar, përfshirë Avokatin e Popullit, t’i paraqesin propozimet e tyre konkrete.Presim që, ashtu siç e miratuam më 6 tetor 2026, ta miratojmë sërish brenda pak javësh, duke falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur këtë ligj dhe që do të kontribuojnë në finalizimin e tij.

Paralelisht, PDK-ja vazhdon angazhimin për një strategji të koordinuar shtetërore për apelin, sigurimin e fondeve të nevojshme dhe mbështetjen profesionale për mbrojtjen. Mbështetja për apelin dhe finalizimi i ligjit duhet të ecin së bashku.Gatishmëria për ta përmirësuar ligjin nuk është në asnjë mënyrë tërheqje prej tij. PDK-ja nuk do të heqë dorë nga hyrja e tij në fuqi assesi. Qëndrojmë prapa nismës sonë, kërkesës qytetare dhe zotimit për të mos i lënë vetëm çlirimtarët tanë.

JU REKOMANDOJMË

Kurti ‘‘zotohet’’ për investime mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati: Prioritet i qeverisë sonë

Kurti ‘‘zotohet’’ për investime mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati: Prioritet i qeverisë sonë
23/10/2026 - 16:08

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria synon të investojë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati, duke theksuar se zhvillimi i Forcës së...

Më shumëDetails

Gani Geci lirohet nga paraburgimi

Gani Geci lirohet nga paraburgimi
23/10/2026 - 16:00

Gani Geci është liruar nga paraburgimi, pasi është intervistuar në Prokurorinë e Shtetit lidhur me dyshimet për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj. Lirimin për ‘Sinjalin’ e ka konfirmuar...

Më shumëDetails

Aksioni i policisë për krime kibernetike, arrestohen nëntë të dyshuar për mashtrimin e suedezëve

Hynë nga Serbia ilegalisht me një kamion me targa serbe, ndalohen dy shtetas të Kosovës në Zubin Potok
23/10/2026 - 15:48

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit të Departamentit të Përgjithshëm, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, nëntë persona të dyshuar...

Më shumëDetails

Rekrutët e rinj të FSK-së, Kurti: 515 ushtarë i shtohen mbrojtjes së atdheut

Rekrutët e rinj të FSK-së, Kurti: 515 ushtarë i shtohen mbrojtjes së atdheut
23/10/2026 - 15:40

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, është mbajtur ceremonia e diplomimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kryeministri Albin Kurti tha se sot po...

Më shumëDetails

Reklamoi produkte në mënyrë mashtruese dhe nuk kompensoi konsumatorin, Inspektorati i Tregut gjobit Aztech-in

Reklamoi produkte në mënyrë mashtruese dhe nuk kompensoi konsumatorin, Inspektorati i Tregut gjobit Aztech-in
23/10/2026 - 15:26

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut e ka gjobitur kompaninë “Aztech” SH.P.K., nën arsyetimin se ka shpërndarë materiale reklamuese me përmbajtje mashtruese dhe nuk ka kompensuar një konsumator,...

Më shumëDetails

Rrustemi pas kthimit të Ligjit për Specialen: Kuvendi i ka dy opsione

Rrustemi pas kthimit të Ligjit për Specialen: Kuvendi i ka dy opsione
23/10/2026 - 15:22

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se, pas kthimit në rishqyrtim të Ligjit për Dhomat e Specializuara nga presidentja Justina Shiroka-Pula, Kuvendi i Kosovës i ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Nis intervistimi i Gani Gecit në Prokurori

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nasim Haradinaj i ashpër me Përparim Grudën: Ti e Çlirimi na e prezantuat si perlë drejtësie, të hartuar nga soji yt jurist!

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ky është personi i arrestuar nën dyshimet për fajde dhe detyrim

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Presidentja Justina Shiroka- Pula realizon vizitën e parë jashtë vendit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë