Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haxhiu: Dorëheqja e Bedri Hamzës mund të lidhet me kthimin e ligjit për Specialen

23/10/2026 - 10:15
në Lajme
A A
Haxhiu: Dorëheqja e Bedri Hamzës mund të lidhet me kthimin e ligjit për Specialen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili ka kritikuar vendimin e kësaj partie për t’i kërkuar presidentes kthimin në Kuvend të ligjit për Dhomat e Specializuara, ka vlerësuar se dorëheqja e Bedri Hamzës nga posti i kryetarit të partisë, një ditë më parë, mund të lidhet pikërisht me këtë çështje.

Haxhiu ka deklaruar se, bazuar në zhvillimet e fundit, duket se Bedri Hamza nuk është pajtuar me kërkesën për kthimin e ligjit për rishqyrtim.

“Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë, sigurisht që as ai nuk është pajtuar me këtë që me ju drejtua presidentes dhe e ka pa të nevojshme që ta zgjedh rrugën e tij në këtë moment. Dorëheqja ka qenë një ditë përpara, ndërsa kërkesa për kthim të ligjit vjen një ditë pas, atëherë shihet se Bedriu nuk ka pranuar që të adresohet kjo kërkesë të presidentja dhe ka hap rrugë që të tjerët ta bëjnë atë”, ka thënë Haxhiu në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

ADVERTISING

I pyetur nëse çështja e ligjit mund të ketë ndërlidhje me garën për kryetar të PDK-së, Haxhiu ka theksuar se ambiciet personale nuk mund të jenë më të rëndësishme sesa mbrojtja e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Mendoj që përtej çdo ambicie të çdo kujt që mund të ketë për ta udhëhequr PDK-në, kauza jonë për UÇK-në dhe mbrojtjen e luftës së saj është më e madhe se çdo individë kushdo dhe çfarë do ambicieje që mund të ketë”, është shprehur ai.

Sipas Haxhiut, kryesia aktuale e PDK-së e ka humbur besimin pas këtij veprimi dhe duhet të zëvendësohet me një kryesi të re.

Ai ka shtuar se, nëse ka pasur kërkesë për rishqyrtimin e ligjit, një gjë e tillë është dashur t’i bëhej e ditur opinionit publik dhe protestuesve.

Presidentja Shiroka-Pula e ka kthyer për rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara, pas kërkesës së PDK-së.

Ndërkaq, Përparim Gruda, udhëheqës i grupit punues për hartimin e këtij ligji, ka deklaruar se në të nuk ka asnjë gabim.

JU REKOMANDOJMË

Latifi: Opozita, me përjashtim të Aleancës, është kthyer në avantazhin kryesor të Kurtit

Latifi: Opozita, me përjashtim të Aleancës, është kthyer në avantazhin kryesor të Kurtit
23/10/2026 - 10:57

Profesori universitar Blerim Latifi beson se Partia Demokratike e Kosovës do ta paguajë pakënaqësinë e qytetarëve për kthimin në Kuvend të Ligjit për Gjykatën Specialen. Latifi ka thënë...

Më shumëDetails

Haziri u jep një muaj afat partive politike për Ligjin për Specialen: Ta përmbyllim dinjitetshëm këtë betejë

Haziri u jep një muaj afat partive politike për Ligjin për Specialen: Ta përmbyllim dinjitetshëm këtë betejë
23/10/2026 - 10:47

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka deklaruar se partive politike u është dhënë një afat prej një muaji për rishqyrtimin e Ligjit për Dhomat...

Më shumëDetails

Peleti “flakë” në Mitrovicën e Faton Pecit: 499 € për ton, Rahoveci e blen 400 €, Graçanica vetëm 380 €

Peleti “flakë” në Mitrovicën e Faton Pecit: 499 € për ton, Rahoveci e blen 400 €, Graçanica vetëm 380 €
23/10/2026 - 09:45

Komuna e Mitrovicës së Jugut, e cila drejtohet nga Faton Peci,  kryetar  i zgjedhur me mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ka rekomanduar për kontratë një grup kompanish për...

Më shumëDetails

Presidentja Justina Shiroka- Pula realizon vizitën e parë jashtë vendit

Presidentja Justina Shiroka- Pula realizon vizitën e parë jashtë vendit
23/10/2026 - 09:19

Me ftesë të homologut të saj hungarez, presidentit András Baka, presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka udhëtuar për në Budapest, ku do të marrë pjesë në...

Më shumëDetails

“Bëhet fjalë për 4 javë”; “duhen 61 vota”: Çfarë ndodh me Ligjin për Specialen pas kthimit në rishqyrtim?

30 deputetë të legjislaturës së kaluar pritet të mbeten jashtë Kuvendit (Emrat)
23/10/2026 - 08:47

Pas kthimit të Ligjit për Specialen për rishqyrtim në Kuvend, procedura për plotësimin dhe ndryshimin e këtij ligji zhvillohet sipas dispozitave të Rregullores së Kuvendit. Juristët kanë shpjeguar...

Më shumëDetails

Kosovës i shtohen sot ushtarë të rinj të FSK-së

Kosovës i shtohen sot ushtarë të rinj të FSK-së
23/10/2026 - 08:45

Sot, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, do të mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).Ceremonia është planifikuar të nisë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Sukses i madh i AKI-së | Pas punës së Inetligjencës, Prokuroria, policia dhe Dogana me kontrolle në veri, sekuestrohen mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 200 mijë euro dhe 22 automjete

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Nasim Haradinaj i ashpër me Përparim Grudën: Ti e Çlirimi na e prezantuat si perlë drejtësie, të hartuar nga soji yt jurist!

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Ish-shefi i stafit të Osmanit si presidente flet për një sondazh të freskët: LDK e AAK nën 10 %, PDK e VV s’kanë lëvizur

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Ky është personi i arrestuar nën dyshimet për fajde dhe detyrim

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë