Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka deklaruar se zhvillimet e fundit rreth Ligjit për Gjykatën Speciale kanë ndikuar edhe në dorëheqjen e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.
Në një deklarim për KosovaLive, Klinaku ka vlerësuar se rikthimi i këtij ligji në Kuvend do të mirëpritet nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe disa përfaqësues të PDK-së.
Ai ka thënë se nuk e di se kush po merret konkretisht me çështjen e rikthimit të ligjit në Kuvend.
Sipas Klinakut, Aleanca është e vetmja parti që po reagon lidhur me këtë çështje.
Ai ka theksuar se vetëm kjo parti po e kundërshton rikthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend, si dhe ndryshimin e përmbajtjes së tij.

















