Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputetët opozitarë kundërshtojnë projektligjin për Byronë: Është në kundërshtim me qëllimin për të cilin është nisur

23/10/2026 - 14:24
në Lajme
A A
Deputetët opozitarë kundërshtojnë projektligjin për Byronë: Është në kundërshtim me qëllimin për të cilin është nisur
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetët opozitarë në Komisionin për Legjislacion kanë shprehur kundërshtime ndaj Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, duke ngritur shqetësime për përmbajtjen e tij dhe mënyrën e zbatimit.

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se nuk sheh arsye për nguti për një ligj kaq të rëndësishëm, ndërsa deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka vlerësuar se disa nga dispozitat mund të çojnë në atë që ai e quajti “persekutim”, e jo hetim.

Në anën tjetër nga ana e VV-së, kanë mbrojtur procesin e shqyrtimit të projektligjit, duke thënë se janë respektuar afatet dhe se komentet e pranuara janë trajtuar gjatë përgatitjes.

Deputetja Kica-Xhelili ka kërkuar që para se të merret vendim për projektligjin, deputetët t’i kenë parasysh çështjet që, sipas saj, ende nuk janë zgjidhur.

“Dua që ta keni parasysh që nëse sot vendosni ta votoni ose jo këtë projektligj, t’i keni parasysh këto çështje. Çështja e parë është çështja e drejtorit, përzgjedhjes së drejtorit të byrosë, dhe nuk ka ndryshuar mënyra e votimit të drejtorit. Drejtori vazhdon të zgjedhet me shumicën e thjeshtë të deputetëve që vetëm marrin pjesë në votim. Kjo nënkupton që me 61 deputetë prezent, do të mjaftojnë 31 vota që të zgjedhet drejtori i byrosë. Çështja e dytë është që, pavarësisht që kërkohet specializimi i gjyqtarëve të shkallës së parë, shkalla e dytë, pra e Apelit që duhet të vërtetojë bazueshmërinë ose jo të kërkesës së shkallës së parë, nuk kërkohet specializimi edhe i atyre. Pra, shkalla e dytë, e cila duhet ta rrëzojë ose jo vendimin e shkallës së parë, për të njëjtën nuk kërkohet specializimi për çështjen e byrosë, sikurse kërkohet për gjyqtarët e shkallës së parë. Çështja tjetër është që ne insistuam që përvoja e punës së personave që do të zgjedhen anëtarë të byrosë të jetë së paku 7 vite pune profesionale. Ministria tha që do ta shqyrtonte dhe të mërkurën u dakorduam që do të ishte 7, por sot në anën tjetër na u tha që mendojmë ta rikthejmë në 5 vite. Unë sot nuk i kam përfaqësuesit e ministrisë, por do të ishte skandaloze që të konsiderohej që është shumë përvojë pune profesionale 5 vite për anëtarë të byrosë. Tjetra çështje që u adresua dhe nuk u pranua të mërkurën, megjithëse ministria sërish mbeti që javën tjetër të na sillte ndryshimet, por megjithatë takimi u caktua sot. Kishte të bënte me lartësinë e pragut për inicimin e verifikimit. Pragu vazhdon me mbetë 25 mijë euro. Ndërkaq, po flasim për verifikimin e pasurisë së 18 viteve të kaluara, që nënkupton që në të ardhmen ky numër do të rritet. Pra, nga viti 2008 e tutje”, tha ajo.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Vigan Qorrolli, ka deklaruar se shqyrtimi i projektligjit është zhvilluar në përputhje me afatet dhe se vërejtjet e paraqitura nga deputetët, Gjykata Supreme dhe shoqëria civile janë trajtuar gjatë punës së grupit.

“E para, punës është që ky kusht i domosdoshëm është afati mes dy leximeve që është i përmbushur dhe është 15-ditëshi për të cilin e ka kaluar, dhe ne kemi ftuar vijimësisht dhe me një lloj kolegialiteti. Planifikimi ka qenë për ditën e mërkurë që të kryhet i gjithë drafti, dhe në këtë rast edhe grupi punues ta përfundojë punën në ditën e parë. Nuk kemi arritur deri në përfundim të orarit të punës, dhe e kemi planifikuar që sot ta vazhdojmë pjesën e mbetur. Kemi kryer edhe pjesën e parë të paradites, dhe besoj që vërejtjet cilat janë dhënë janë të gjitha të adresuara. Një pjesë e tyre, qoftë nga propozuesi në këtë rast i amandamenteve, deputeti i Partisë Demokratike, por edhe përfaqësuesit e Gjykatës Supreme, në këtë rast edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, janë trajtuar një për një dhe presje për presje. Dhe ky është serioziteti më i madh i mundshëm që janë trajtuar. Nuk janë neglizhuar asnjë koment, nuk janë neglizhuar asnjë vërejtje, asnjë sugjerim, dhe asnjë amandament”, tha Qorrolli.

Ai ka folur edhe për raportin mes konfiskimit civil dhe atij penal, duke iu referuar qëndrimeve të Komisionit të Venecias.

“Ne përfillshëm dhe me kujdes të jashtëzakonshëm i kemi shkuar nen për nen ligjit, në kuptimin ku aty nuk ka pasur, sepse ligji i përmban gjithsej nenet dhe ne jemi marrë me pjesën kryesore ose materiale të çështjes. Dhe siç kemi treguar konsensualisht, ne e kemi pranuar edhe amandament të paraqitur edhe nga shoqëria civile, sepse ka qenë ndërhyrja e drejtë dhe ligji i plotëson të gjitha standardet. Në anën tjetër, sa i takon raportit mes konfiskimit civil dhe atij penal, më lejoni ta sqaroj që këtë në opinionin e Venecias, vetë komisioni. E ka trajtuar këtë çështje që nuk mund të ndërlidhen raporti mes konfiskimit civil dhe penal. Të dhënat të cilat përdoren gjatë procedurës së në byro, të cilat delegohen në Gjykatën kompetente për t’u trajtuar në konfiskim civil, ato të dhëna mund të ringriten ose të ripërdoren në raste kur gjykata ose prokurori, sipas detyrës zyrtare, mund të ngritë hetime. Këtë Venecia e ka thënë qartësisht. Të dhënat të cilat përdoren në konfiskim civil nuk mund të përdoren në procedurë penale. Dhe më shumë se sa kaq, madje, madje nëse zonja Kica është shumë më e drejtpërdrejtë se ç’ishte, kjo tha që është në rregull me një pjesë të deklarimit të saj”, tha ai.

Ndërkaq, deputeti i Aleancës Besnik Tahiri, ka shprehur shqetësimin se verifikimi i pasurisë mund të vazhdojë edhe pasi një zyrtar të mos e ushtrojë më funksionin publik, duke e cilësuar këtë si rrezik për ndërhyrje në jetën private.

“E para, në qoftë se një zyrtarë i lartë publik po marrë shembull, ju, ose që po marrë shembull veten, nuk jam më deputet, edhe unë do të thotë e gjej një punë tjetër. Kushdo cili do hetues mundet të marrë me të hetu ty, a mua, domethënë në 5 vjet se çka je tu punu, çka je tu bo, ku je tu funksionu, si person privat. Unë në momentin kur e hedh petkun e zyrtarit publik shtetëror, unë apo ju, apo cili do, cili vend ne botë, në momentin qe ai me që nuk është zyrtar i lartë publik, ai është person fizik privat, edhe ushtron funksionin e vet. A don me shku në fusha me mbjell speca, apo don me shku me punu dika jashtë, është detyra e tij. E tash, byroja ka me shku, domethënë me i bo hetim, se dikush po e lajmëron, për çfarë arsye? Domethënë kjo është persekutim, kjo nuk është hetim”, tha Tahiri.

Në anën tjetër, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka mbrojtur projektligjin, duke thënë se ai është shqyrtuar në shumë nivele dhe se versioni aktual nuk ka ndryshime thelbësore nga ai që është votuar më herët.

“Është projektligji më i diskutuar dhe më i shqyrtuar në cilindo forum dhe në cilindo nivel prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Nuk e di që, dhe mbase ka, por kam të drejtë me supozu që nuk ka ndonjë projektligj që në 3 legjislatura është shqyrtu në 2 lexime, madje është votuar 2 herë në 2 lexime, është trajtuar 2 herë nga Gjykata Kushtetuese, është trajtuar 3 herë nga Komisioni i Venecias, dhe po e diskutojmë sërish. Në disa prej këtyre niveleve, është përkrahur edhe nga vetë ju. Dmth, është votuar edhe nga vetë ju, dhe ky projektligj nuk është që sot ka ndryshime të atilla me rast simbolike, që e bën të ndryshëm me atë çfarë është votuar, le të themi, para 1 viti ose për herë të parë kur është votuar nga LDK”, tha Rrustemi.

JU REKOMANDOJMË

Rrustemi pas kthimit të Ligjit për Specialen: Kuvendi i ka dy opsione

Rrustemi pas kthimit të Ligjit për Specialen: Kuvendi i ka dy opsione
23/10/2026 - 15:22

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se, pas kthimit në rishqyrtim të Ligjit për Dhomat e Specializuara nga presidentja Justina Shiroka-Pula, Kuvendi i Kosovës i ka...

Më shumëDetails

Kurti liston 4 prioritetet strategjike pas takimit me presidenten e BERZh-it

Kurti liston 4 prioritetet strategjike pas takimit me presidenten e BERZh-it
23/10/2026 - 15:03

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Odile Renaud-Basso, në margjina të Samitit të Procesit të...

Më shumëDetails

Ramadani: Kuvendi nuk mund ta ndryshojë këtë Ligj që e ktheu presidentja

Ramadani: Krejt këta pushtetarë që s’lanë gjë pa fyer NATO-n, duhet të kërkojnë falje për popullin e Kosovës
23/10/2026 - 14:45

Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka thënë se Kuvendi i Kosovës nuk mund ta ndryshojë Ligjin për Specialen, të cilin nuk e dekretoi presidentja Justina Shiroka-Pula. “Kuptojeni: Presidentja...

Më shumëDetails

Abdixhiku i përgjigjet Ramës: Mandati im në krye të LDK-së përfundon në nëntor 2027, s’e kam ndërmend dorëheqjen

Abdixhiku i përgjigjet Ramës: Mandati im në krye të LDK-së përfundon në nëntor 2027, s’e kam ndërmend dorëheqjen
23/10/2026 - 14:33

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, tregoi planet e tij se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje nga kreu i partisë. Ai tha se mandati i tij është...

Më shumëDetails

Klinaku: VV-ja, LDK-ja dhe disa nga PDK-ja do të gëzohen për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Klinaku: VV-ja, LDK-ja dhe disa nga PDK-ja do të gëzohen për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend
23/10/2026 - 13:39

Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka deklaruar se zhvillimet e fundit rreth Ligjit për Gjykatën Speciale kanë ndikuar edhe në dorëheqjen e...

Më shumëDetails

Kurti takon nënsekretarin britanik: Britania mbetet aleate kyçe e Kosovës

Kurti takon nënsekretarin britanik: Britania mbetet aleate kyçe e Kosovës
23/10/2026 - 13:16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Shën Stefan me Nënsekretarin Parlamentar të Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme britanike, Lord Wood of Anfield, ku ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Nis intervistimi i Gani Gecit në Prokurori

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nasim Haradinaj i ashpër me Përparim Grudën: Ti e Çlirimi na e prezantuat si perlë drejtësie, të hartuar nga soji yt jurist!

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ky është personi i arrestuar nën dyshimet për fajde dhe detyrim

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Presidentja Justina Shiroka- Pula realizon vizitën e parë jashtë vendit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë