Një 26-vjeçar bë rrugën ‘Pajazit Islami’ në Fushë Kosovë ka përfunduar në prangat e Policisë, pasi që nuk ka respektuar vendimin e Gjykatës për mos t’iu afruar babait të tij.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se Gjykata kishte nxjerrë aktvendim që i dyshuari të qëndronte të paktën 50 metra larg banimit të babait të tij.
Ai është denoncuar nga i ati, i cili ka deklaruar se i biri i tij nuk e ka respektuar vendimin e Gjykatës.
Kjo ka bërë që i riu të arrestohet dhe me vendim të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Mospërfillja e gjykatës’. 26-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë.













