Me thirrjen “Poshtë Diktatura” mijëra protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pas një përballjeje me policinë te Ministria e Arsimit, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Mbetet për tu parë nëse te Kryeministria situata do të vijojë e tensionuar apo protestuesit do të zgjedhin një mënyrë më të qetë për të protestuar.
Thirrja e tyre e vetme është dorëheqja e kryministrit Edi Rama.














