“E mira e këtyre zgjedhjeve është se Kosova nuk është tema kyçe. Ndoshta është e çuditshme. Është vërtet mirë se Kosova nuk është temë. Vetëm në manipulimin e Vuçiqit që akuzon të tjerët se ata po thonë se Kosova është e humbur”, ka thënë analisti politik serb, Dushan Janjiq. Ai ka theksuar se bazuar në programin e listës së udhëhequr nga studentët, “ata do ta pranonin realitetin”
Analisti politik serb, Dushan Janjiq, ka thënë se për zgjedhjet parlamentare që të dielën mbahen në Serbi, nuk ka qenë temë kyçe Kosova. Në një intervistë për emisionin Interaktiv të KTV-së, ai ka theksuar se bazuar në programin e listës së udhëhequr nga studentët, “ata do ta pranonin realitetin”.
“Duhet të ketë një, do të thosha, proces dialogu ose negociatash, dhe ky nuk është vetëm një proces normalizimi”, ka thënë Janjiq.
Në këtë intervistë ai ka folur edhe për fushatën, për gjasat më të mëdha për të fituar që ka Lista e Studentëve, për raportin e Aleksandër Vuçiqit me kriminelë si Milan Radoiçiqi, e për shqiptarët e Luginës që në këto zgjedhje garojnë bashkërisht në një listë.

















