Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ben Andoni ngre alarmin për protestat: Rrezikojmë të kalojmë në anarki

24/10/2026 - 22:36
në Lajme
A A
Ben Andoni ngre alarmin për protestat: Rrezikojmë të kalojmë në anarki
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ben Andoni ngre alarmin për protestat: Rrezikojmë të kalojmë në anarki

Lajme

Gazeta Express24/10/2026 22:27
Analisti Ben Andoni, i ftuar në një intervistë në lidhje të dretpërdrejtë për “Ora News”, ka komentuar protestat në Tiranë, duke i lidhur ato me pakënaqësinë ndaj korrupsionit dhe problemeve të qeverisjes. Sipas tij, protesta është pjesë e një lëvizjeje më të gjerë europiane, ndërsa mbetet e paqartë nëse ajo do të ruajë karakterin rinor apo do të dominohet nga Partia Demokratike.

Andoni u shpreh se korrupsioni dhe problemet e qeverisjes janë ndër faktorët kryesorë që kanë nxitur pakënaqësinë qytetare. Ai theksoi gjithashtu se opozita ka përfituar nga mobilizimi i të rinjve, duke rikuperuar terrenin e humbur gjatë muajve të mëparshëm të protestave.

“Deri tani them që është një gjysmë anarki, por kam frikë se do kalojmë në një anarki dhe do duhet pastaj vetëm ndërhyrja e të huajve që të vendosin diçka në vijë”, u shpreh ai.

Ben Andoni:E para është pjesë e një revolte paneuropiane që po bëhet ndaj enturazheve politike. Por në Shqipëri lidhet edhe me korrupsionin shumë të madh. Unë besoj se vetë zoti Rama ka arritur ta kuptojë tashmë që karburanti i tyre është korrupsioni dhe janë probleme të shumë të mëdha qeverisëse të tij. Dhe jo më pak, ju e dini që pak orë më përpara i ka kërkuar dorëheqjen e një pjese të madhe të drejtorëve kryesorë të administratës së vet.

Ndërsa, përsa i përket tashmë revoltës dhe pjesës stratigrafike të saj, po them që jemi ende herët për të marrë vesh realisht çfarë janë. Kuptohet që tani peshën më të madhe po e merr,ka kaluar nga studentët, besoj që pjesën e forcës po e merr Partia Demokratike. Në një farë mënyre tani është beteja e vërtetë, nëse kjo revoltë do u ngelet të rinjve apo do ta shohë Partia Demokratike. Ju e keni parë që në ditët e para revolta ishte sërish shumë e fortë, sërish shumë e vërtetë, por ishte me një parullë të përbashkët. Rama në burg, Berisha në burg.

Ndërsa sot besoj e keni parë që Berisha mungon nga burgu dhe është zëvendësuar me emrin e Ballukut. Ndërkohë që Balluku është në proces.Dhe paçka që zoti Rama me forcën. Jo Zoti Rama, në këtë rast po zyrtarisht Partia Socialiste, por që kuptohet që është zoti Rama, nuk e ka lëshuar zonjën. Kuptohet tashmë që e ka filluar rrugën përballë drejtësisë. Ndërsa Partia Demokratike ka rikuperuar shumë ato katër muaj e gjysmë ku ata ndiheshin gati si jetim në këtë protestë. Problemi i madh në këtë moment është një problem tjetër.

Problem i cili lidhet me përballjen e asaj që përfaqëson të themi normaliteti dhe ajo që lidhet me biznesin privat. Ndërkohë që ajo që është akumuluar te të rinjtë pothuajse nuk e merr parasysh fare këtë. Dhe një pjesë e studentëve ju e dini tashmë, ose të rinjve, kauzën e tyre e kanë përtej çdo gjëje. Domethënë që o të arrijnë qëllimin e tyre, po nuk duan t’ia shikojnë më fare asgjë që lidhet me të themi, zhvillimin normal të vendit dhe elementë të tjerë. Në një analizë që ka bërë një ekonomist shumë i mirë i vendit tonë, tregonte që korrupsioni është shumë i madh në Shqipëri. Domethënë nga të dhënat e llogaritura prej KLSH-së, sepse ato janë të dhëna zyrtare. Dhe ju e dini që të dhënat e KLSH-së janë gati të frikshme.

Domethënë në qoftë se shteti shqiptar do ndiqte gjetjet e KLSH-së, që prapë unë mendoj që janë të kuruara, unë besoj që do kishte dënime shumë të mëdha. Por keni parasysh tashmë dhe sistemi i drejtësisë nuk funksionon fare. Dhe zoti Rama ka dështuar jo vetëm qeverisjen e vet, po dështoi dhe me reformën në drejtësi. Dhe prandaj në qoftë se keni parë opozita gjeti momentin më të mirë që atë që nuk e bëri me njerëzit e saj, me punën e saj, me politikën e saj, ia dhuroi kjo lëvizje rinore. Kam shqetësimin që Partia Socialiste me Partinë Demokratike për shkak të forcës së madhe të kartonave, do e gjejnë gjuhën e tyre dhe unë mendoj që vendi do vuajë edhe ditë të tjera po kaq të vështira.

Dhe më duket se po shkojmë drejt një lloji, deri tani them që është një gjysmë anarki, por kam frikë se do kalojmë në një anarki dhe do duhet pastaj vetëm ndërhyrja e të huajve që të vendosin diçka në vijë. Me çfarë duket, me atë që shikohet tashmë si fenomen edhe i përbotshëm, nuk është fare e thjeshtë kjo pjesa që protesta në Shqipëri ka gjetur emocionin, frymëzimin, peshën prej padrejtësive shumë të mëdha që ka bërë qeverisja e zotit Rama dhe korrupsioni shumë i madh i tij. Por duket që është një lëvizje shumë më e madhe e cila brenda këtyre dhe çdo vend ju e dini që ka specifikat e vet.

Dhe këtu kam në kokë Milanon, Brukselin, e shihni Athinën.Larg qoftë që të ketë edhe në Prishtinë, sepse ju e dini ajo është një shtet jashtëzakonisht i brishtë. Duket që kjo protestë është mirëfilli një organizim i të majtëve domethënë, i pjesës guerile.

JU REKOMANDOJMË

Eksperti nga Brukseli: KE-ja ta zhbllokojë Kosovën me ide kreative

Eksperti nga Brukseli: KE-ja ta zhbllokojë Kosovën me ide kreative
24/10/2026 - 22:56

Më 15 dhjetor bëhen 4 vjet qëkur Kosova, aplikoi për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkim Evropian. Nga ajo ditë, Brukseli kurrë nuk veproi për...

Më shumëDetails

Rikthehet qetësia në bulevard, boshatisen rrugët e Tiranës pas ndërhyrjes së policisë

Rikthehet qetësia në bulevard, boshatisen rrugët e Tiranës pas ndërhyrjes së policisë
24/10/2026 - 22:08

Policia ka arritur të shpërndajë protestuesit, të cilët mbrëmjen e sotme iu rikthyen akteve të dhunshme. Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, rrugët e kryeqytetit janë boshatisur. Ndërkohë,...

Më shumëDetails

Protestuesi i plagosur sot në sy është tifoz i zjarrtë i kombëtares shqiptare, po operohet në spitalin e Traumës në Tiranë

Protestuesi i plagosur sot në sy është tifoz i zjarrtë i kombëtares shqiptare, po operohet në spitalin e Traumës në Tiranë
24/10/2026 - 21:58

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari i njohur si një prej tifozëve më të zjarrtë të Kombëtares shqiptare, është një nga të plagosurit rëndë gjatë protestës kombëtare të studentëve dhe të...

Më shumëDetails

Familjet ankohen për subvencionimin e energjisë, Ministria ndan 15 milionë euro

Familjet ankohen për subvencionimin e energjisë, Ministria ndan 15 milionë euro
24/10/2026 - 21:52

Programi për mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm, i iniciuar nga Ministria e Punës dhe Familjes, synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve në Kosovë përmes subvencionimit të faturave...

Më shumëDetails

Presidentja takon mërgatën në Hungari: Kontribuat në rezistencë paqësore, UÇK e shtetndërtim

Presidentja takon mërgatën në Hungari: Kontribuat në rezistencë paqësore, UÇK e shtetndërtim
24/10/2026 - 21:30

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula gjatë qëndrimit në Hungari ka takuar edhe komunitetin shqiptae që jetojnë dhe veprojnë në Hungari, në një pritje të organizuar...

Më shumëDetails

Janjiq: Lista e Studentëve do ta pranonte realitetin në Kosovë

Dushan Janjiq: Në veri të Kosovës ka persona të trajnuar nga Wagner, të lidhur me Palestinën dhe Rusinë
24/10/2026 - 21:22

“E mira e këtyre zgjedhjeve është se Kosova nuk është tema kyçe. Ndoshta është e çuditshme. Është vërtet mirë se Kosova nuk është temë. Vetëm në manipulimin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    174 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • “Si e komentoni kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend?”, Kurti: Urime…

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Arlind Qorri në gjendje të rëndë flet për Veriu.info pas sulmit që i bëri policia (VIDEO)

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “ISA” Sh.P.K. po ndërton banesat e ëndrrave në zemër të Skenderajt

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë