Nga ajo ditë, Brukseli kurrë nuk veproi për të ecur para me këtë kërkesë të republikës kosovare.
Gjatë vizitës së saj në Prishtinë, më 1 tetor, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen tha se bashkë me Kosovën, duhet të binden 27 vendet anëtare që të procedohet me statusin e vendit kandidat.
Por, Toby Vogel, ekspert për Ballkan në Këshillin për Politikat e Demokratizimit me bazë në Bruksel, thotë se është pikërisht Komisioni ai i cili, sipas tij duhet të dalë me “Propozime Kreative” rreth perspektivës evropiane të Kosovës.
Kjo për vetë faktin që pesë vendet anëtare, Spanja, Greqia, Rumania, Qiproja e Sllovakia nuk e njohin shtetin që shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008.
Kurse sa për procesin e bisedimeve për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, po thuhet se BE-ja ka humbur fokusin dhe po e kursen Beogradin.
Të enjten e kësaj jave gjatë Samitit të Berlinit të mbajtur në Budvë, kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz tha se situata e tanishme në dialogun Kosovë-Serbi, për momentin po mban prapa të gjithë. /KlanKosova


















