Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tragjike në Gjilan: 60-vjeçarja rrëzohet papritur në rrugë, dërgohet me shenja jete në spital – mjekët nuk arrijnë ta shpëtojnë

25/10/2026 - 11:13
në Lajme
A A
Tragjike në Gjilan: 60-vjeçarja rrëzohet papritur në rrugë, dërgohet me shenja jete në spital – mjekët nuk arrijnë ta shpëtojnë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Gjilan, ku një grua ka humbur jetën pasi është rrëzuar papritur derisa po ecte në rrugë. Ajo ishte dërguar me shenja jete në spital, mirëpo, përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është Fahrije Hoxha, 60 vjeçare, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, gjithçka ka ndodhur më 24 tetor 2026, rreth orës 18:30, në rrugën “Halil Alidema”.

Në atë kohë, një qytetar që po ndodhej në atë zonë kishte vërejtur gruan teksa po ecte përgjatë rrugës, kur ajo papritur ishte rrëzuar në tokë.

Dëshmitar i ngjarjes ishte F. Q, i cili e ka njoftuar Policinë për atë që kishte ndodhur.

Menjëherë pas incidentit është angazhuar ekipi i ndihmës së shpejtë, i cili e ka marrë gruan dhe e ka transportuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku kishte mbërritur me shenja jete.

Personeli mjekësor ka ndërmarrë përpjekje për t’i ofruar ndihmën e nevojshme, por gjendja e saj ka përfunduar me fatalitet.

Rreth orës 19:10, mjekët kanë konstatuar vdekjen e 60-vjeçares.

Pas njoftimit, në rast janë angazhuar hetuesit e stacionit policor dhe ata rajonalë, të cilët kanë nisur veprimet për sqarimin e rrethanave.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Shkaku i saktë i vdekjes ende nuk është përcaktuar dhe pritet të sqarohet përmes ekzaminimeve mjekoligjore.

JU REKOMANDOJMË

Dyshime për blerje votash në Zajeçar të Serbisë, mbërrin policia në vendin e ngjarjes

Dyshime për blerje votash në Zajeçar të Serbisë, mbërrin policia në vendin e ngjarjes
25/10/2026 - 12:56

Ka dyshime se në Zajeçar të Serbisë mund të ketë ndodhur blerje votash. Vëzhguesi Miladin Krstiq i tha një gazetari të TV Nova se qytetarë të shqetësuar kishin...

Më shumëDetails

E rëndë: Ky është 79-vjeçari që u gjet i shtrirë në rrugë në Likoc të Skenderajt, ndërroj jetë në emergjencë

E rëndë: Ky është 79-vjeçari që u gjet i shtrirë në rrugë në Likoc të Skenderajt, ndërroj jetë në emergjencë
25/10/2026 - 12:47

Një person është gjetur i shtrirë në rrugë në Skenderaj, të shtunën, dhe pas dërgimit në emergjencë, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. https://veriu.info/gjendet-pa-shenja-jete-nje-person-ne-skenderaj/ Sipas informacioneve të siguruara...

Më shumëDetails

“Prindërit paguajnë për dëmet e të miturve”, Rama prezanton paketën ligjore: Gjoba deri në 500 mijë lekë

“Pse po rezistoni, a keni frikë nga Administrata amerikane”, Rama për Corriere della Sera: S’kam frikë as nga ajo as nga turma
25/10/2026 - 12:29

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dalë sot në një deklaratë për mediat, duke bërë publike paketën e re ligjore që lidhet me protestat e fundit të studentëve....

Më shumëDetails

Gjendet pa shenja jete një person në Skenderaj

Gjendet pa shenja jete një person në Skenderaj
25/10/2026 - 12:15

Një person është gjetur i shtrirë në rrugë në Skenderaj, të shtunën, dhe pas dërgimit në emergjencë, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit, trupi...

Më shumëDetails

Pensionet e policëve “vazhdojnë të jenë të padinjitetshme”

Orë dore për policët e pensionuar, Policia e Kosovës hap tender 95 mijë euro për rekuizita ceremoniale
25/10/2026 - 12:01

Pensionet e zyrtarëve policorë vazhdojnë të jenë të padinjitetshme, prandaj Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kërkojnë trajtim dinjitoz. Për t’ua përmirësuar kushtet e punës, deputetja e PDK-së,...

Më shumëDetails

“Familja kuqezi është pranë tij”, Duka reagon pas plagosjes së Erjon Vishkullit në sy nga plumbat e gomës në protestë

Protestuesi i plagosur sot në sy është tifoz i zjarrtë i kombëtares shqiptare, po operohet në spitalin e Traumës në Tiranë
25/10/2026 - 11:41

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u plagos rëndë në sy gjatë protestës në Shqipëri kundër kryeministrit Edi Rama, do të ketë mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    183 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • Arlind Qorri në gjendje të rëndë flet për Veriu.info pas sulmit që i bëri policia (VIDEO)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Rikthehet Asociacioni, kërkohej si kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tani përmendet për statusin e vendit kandidat në BE

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Familjet ankohen për subvencionimin e energjisë, Ministria ndan 15 milionë euro

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “Si e komentoni kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend?”, Kurti: Urime…

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë