Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pensionet e policëve “vazhdojnë të jenë të padinjitetshme”

25/10/2026 - 12:01
në Kryesore, Lajme
A A
Orë dore për policët e pensionuar, Policia e Kosovës hap tender 95 mijë euro për rekuizita ceremoniale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pensionet e zyrtarëve policorë vazhdojnë të jenë të padinjitetshme, prandaj Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kërkojnë trajtim dinjitoz. Për t’ua përmirësuar kushtet e punës, deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, në një bisedë për Ekonomia Online, zotohet se do të vazhdojë të insistojë që personeli i sigurisë të trajtohet me dinjitet, duke përfshirë jo vetëm kushtet bazike të punës, por edhe mbrojtjen shëndetësore e jetësore dhe trajtimin pas pensionimit.

“Edhe në këtë mandat do të vazhdoj me insistu që një shtet i sigurt është një shtet ku personeli i sigurisë dhe mbrojtjes është i trajtuar dinjitetshëm, që nga çështjet më teknike që edhe ju i përmendët, te veshmbathja, orët shtesë e kështu me radhë, e deri te ato që janë shumë të rëndësishme dhe kyçe për ta bërë punën ashtu si duhet. Karshi rrezikut që u kanoset në baza ditore, ajo është sigurimi shëndetësor dhe jetësor, por përtej kësaj edhe forma se si trajtohen pas pensionimit”, tha Kabashi-Ramaj.

Ajo ka vlerësuar se edhe pensionet e policëve duhet të trajtohen si çështje urgjente, duke e cilësuar nivelin e tyre si të padinjitetshëm. Sipas saj, duhet të ketë trajtim të duhur edhe për pjesëtarët e shërbimit inteligjent pas pensionimit.

“Ne e dimë shumë mirë që pensionet për Policinë e Republikës së Kosovës janë të padinjitetshme dhe duhet adresuar sa më shpejt. Natyrisht, duhet adresuar edhe forma se si trajtohen të gjithë ata që shërbejnë në shërbimin inteligjent, sepse pas pensionimit nga shërbimi inteligjent, këta punëtorë që i kanë shërbyer vendit me kaq zell duhet të trajtohen dinjitetshëm dhe nuk duhet të bien pre potencialisht e armiqve të vendit”, ka deklaruar ajo.

Kabashi-Ramaj ka shtuar se angazhimi për përmirësimin e kushteve të personelit të sigurisë dhe mbrojtjes do të jetë ndër çështjet të cilave do t’u kushtojë rëndësi edhe në këtë mandat, së bashku me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Kështu që, siç thashë, sikur gjatë gjithë karrierës sime, edhe në mandatin e kaluar, edhe në këtë mandat, do t’i kushtoj jo vetëm si deputete, por edhe ne si PDK do t’i kushtojmë rëndësi të jashtëzakonshme sektorit të sigurisë dhe mbrojtjes dhe trajtimit dinjitoz të gjithë atyre që shërbejnë aty. Sfidat që i ka Policia e Republikës së Kosovës janë edhe përtej sfidave që i përmende, janë shumë më të mëdha. Njëjtë vlen për të gjithë ata që shërbejnë në ushtri, në FSK, në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, zjarrfikësit, ata që shërbejnë në AKI, në shërbimin tonë inteligjent. Kanë sfida të jashtëzakonshme”, shtoi Kabashi-Ramaj.

Ajo ka bërë të ditur se gjatë mandateve të fundit ka propozuar amendamente në buxhet dhe në Ligjin për Sigurime Shëndetësore, me qëllim të sigurimit të mbrojtjes shëndetësore dhe jetësore për pjesëtarët e sektorit të sigurisë dhe mbrojtjes.

“Prandaj, edhe në mandatet e fundit, i kam kushtuar shumë kujdes dhe kam propozuar amendamente specifike, fillimisht në buxhetin që është propozuar, ndryshimet buxhetore të cilat kanë pasur për qëllim t’u ofrojnë të gjithë personelit të sigurisë dhe mbrojtjes sigurime shëndetësore e jetësore. Por mandej edhe në Ligjin për Sigurime Shëndetësore, të dy tentativat kanë dështuar për shkak se nuk ka pasur përkrahje prej deputetëve të pozitës, në këtë rast deputetëve të Vetëvendosjes”, ka thënë ajo.

Edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, në një intervistë për EO, ka ngritur shqetësimin për mungesën e uniformave dhe pajisjeve të nevojshme për policët. Ajo ka thënë se kjo çështje është ngritur edhe në mandatet e kaluara, por, sipas saj, shqetësimet nuk janë marrë parasysh nga Qeveria.

“Ne kemi ngritur këtë shqetësim edhe në mandatet e kaluara, sepse kemi kontakte të vazhdueshme me Policinë e Kosovës. Kemi miq, ndoshta kemi edhe familjarë. Edhe vërtet ka qenë shqetësuese, sepse kanë mungesë të uniformave, kanë mungesë të këpucëve dhe ata detyrohen me pagat e veta, ekstra, me i ble edhe pjesë të uniformës, këmisha, ndoshta edhe këpucë, në mënyrë që të vazhdojnë punën”, ka deklaruar Kadrijaj.

Deputetja e Aleancës ka kërkuar që institucionet të reflektojnë dhe të sigurojnë kushte të përshtatshme për pjesëtarët e Policisë dhe Ushtrisë së Kosovës, duke përfshirë uniformat dhe mjetet e nevojshme për ushtrimin e detyrave.

“Ne e kemi ngritur këtë shqetësim dhe shqetësimi nuk është marrë për bazë nga kjo qeveri. Edhe unë mendoj që këta duhet të reflektojnë, t’i trajtojnë me dinjitet edhe Policinë e Kosovës, edhe Ushtrinë e Kosovës, t’i pajisin me uniforma, t’i pajisin me mjetet adekuate që duhen për një polici moderne. Njëjtë kjo vlen edhe për Ushtrinë e Kosovës, por edhe për Shërbimin Korrektues, zjarrfikësit dhe të gjitha kategoritë që vërtet, kur kemi nevojë, janë në krye të detyrës. Atëherë, nëse ata janë forca jonë, nëse ata janë mbrojtja jonë, ne duhet t’i trajtojmë me dinjitet”, ka thënë Kadrijaj.

JU REKOMANDOJMË

Dyshime për blerje votash në Zajeçar të Serbisë, mbërrin policia në vendin e ngjarjes

Dyshime për blerje votash në Zajeçar të Serbisë, mbërrin policia në vendin e ngjarjes
25/10/2026 - 12:56

Ka dyshime se në Zajeçar të Serbisë mund të ketë ndodhur blerje votash. Vëzhguesi Miladin Krstiq i tha një gazetari të TV Nova se qytetarë të shqetësuar kishin...

Më shumëDetails

E rëndë: Ky është 79-vjeçari që u gjet i shtrirë në rrugë në Likoc të Skenderajt, ndërroj jetë në emergjencë

E rëndë: Ky është 79-vjeçari që u gjet i shtrirë në rrugë në Likoc të Skenderajt, ndërroj jetë në emergjencë
25/10/2026 - 12:47

Një person është gjetur i shtrirë në rrugë në Skenderaj, të shtunën, dhe pas dërgimit në emergjencë, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. https://veriu.info/gjendet-pa-shenja-jete-nje-person-ne-skenderaj/ Sipas informacioneve të siguruara...

Më shumëDetails

“Prindërit paguajnë për dëmet e të miturve”, Rama prezanton paketën ligjore: Gjoba deri në 500 mijë lekë

“Pse po rezistoni, a keni frikë nga Administrata amerikane”, Rama për Corriere della Sera: S’kam frikë as nga ajo as nga turma
25/10/2026 - 12:29

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dalë sot në një deklaratë për mediat, duke bërë publike paketën e re ligjore që lidhet me protestat e fundit të studentëve....

Më shumëDetails

Gjendet pa shenja jete një person në Skenderaj

Gjendet pa shenja jete një person në Skenderaj
25/10/2026 - 12:15

Një person është gjetur i shtrirë në rrugë në Skenderaj, të shtunën, dhe pas dërgimit në emergjencë, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit, trupi...

Më shumëDetails

“Familja kuqezi është pranë tij”, Duka reagon pas plagosjes së Erjon Vishkullit në sy nga plumbat e gomës në protestë

Protestuesi i plagosur sot në sy është tifoz i zjarrtë i kombëtares shqiptare, po operohet në spitalin e Traumës në Tiranë
25/10/2026 - 11:41

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u plagos rëndë në sy gjatë protestës në Shqipëri kundër kryeministrit Edi Rama, do të ketë mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për...

Më shumëDetails

Trump: Pas përfundimit të luftës, do të bëjmë biznes si me Ukrainën, ashtu edhe me Rusinë

Zhvillimet në Gaza, Trumpi: Ka ‘konsensus’ për hapat e ardhshëm!
25/10/2026 - 11:31

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur dëshirën e Shteteve të Bashkuara për të rikthyer marrëdhëniet ekonomike me Rusinë dhe Ukrainën pas përfundimit të luftës, duke theksuar se një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    183 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • Arlind Qorri në gjendje të rëndë flet për Veriu.info pas sulmit që i bëri policia (VIDEO)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Rikthehet Asociacioni, kërkohej si kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tani përmendet për statusin e vendit kandidat në BE

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Familjet ankohen për subvencionimin e energjisë, Ministria ndan 15 milionë euro

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “Si e komentoni kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend?”, Kurti: Urime…

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë