Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dy lëndime te Juventusi, Zhegrova sheh dritën në fund të tunelit – Spalletti para vendimit të madh

25/10/2026 - 16:45
në Lajme
A A
Dy lëndime te Juventusi, Zhegrova sheh dritën në fund të tunelit – Spalletti para vendimit të madh
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Edon Zhegrova mund të përfitojë nga problemet me lëndime te Juventusi për të ndryshuar statusin e tij dhe për të fituar më shumë hapësira në formacionin e trajnerit Luciano Spalletti.Ylli i Kosovës ka pritur që nga fillimi i sezonit për një mundësi të vërtetë për t’u dëshmuar në formacionin startues të “Zonjës së Vjetër”, por deri më tani nuk ka arritur të sigurojë vazhdimësinë e dëshiruar.

Megjithatë, në prag të ndeshjes së së dielës ndaj Lecces në Serie A, situata mund të ndryshojë për shkak të mungesave të shumta në repartin ofensiv.Pas Francisco Conceicaos, në listën e të lënduarve është shtuar edhe Nico Gonzalez, i cili të premten pësoi një dëmtim muskulor në pulpën e këmbës së djathtë dhe pritet të mungojë rreth një muaj.

Kështu, dy prej konkurrentëve të Zhegrovës për një vend në formacion janë jashtë garës, duke i hapur rrugë futbollistit kosovar për të përfituar nga situata.Sipas parashikimeve të fundit të gazetës italiane “Gazzetta dello Sport”, Zhegrova është në garë me boshnjakun Kerim Alajbegovic për një vend në formacionin startues ndaj Lecces. Ky i fundit shihet si favorit i lehtë, por reprezentuesi i Kosovës është një nga alternativat që po shqyrtohen seriozisht.

Javët e fundit kanë qenë zhgënjyese për Zhegrovën. Para ndeshjes ndaj Lazios, ai shpresonte të fitonte një vend në formacionin startues, por Spalletti vendosi të përdorte alternativa të tjera. Kosovari u aktivizua nga stoli, por nuk arriti ta ndryshonte rrjedhën e ndeshjes, të cilën Juventusi e humbi.Një tjetër pengesë për të është fakti se nuk është i regjistruar në listën e Juventusit për garat e UEFA-s, çka e pamundëson aktivizimin e tij në ndeshjet evropiane. Për këtë arsye, Serie A mbetet mundësia kryesore për të fituar minuta dhe për ta bindur trajnerin.

Zgjedhja e Spallettit do të varet edhe nga skema taktike që do të përdorë ndaj Lecces. Nëse Juventusi luan me formacionin 3-4-1-2, vetëm një vend mund të jetë i lirë prapa sulmuesve Randal Kolo Muani dhe Nick Woltemade. Në këtë rast, Alajbegovic duket se ka përparësi.Ndërkaq, një rikthim te skema 3-4-2-1 mund t’i krijojë më shumë hapësirë Zhegrovës në repartin ofensiv. Një alternativë tjetër është edhe Jeremie Boga, duke i dhënë Spallettit disa mundësi për ta kompletuar formacionin.

JU REKOMANDOJMË

Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Serbi: 67.6% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 19:00

Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Serbi: 67.6% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 19:00
25/10/2026 - 19:41

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi po shënojnë pjesëmarrje jashtëzakonisht të lartë të votuesve, dukshëm më të madhe sesa në zgjedhjet e vitit 2023. Sipas organizatës joqeveritare Qendra...

Më shumëDetails

Zgjedhjet në Serbi: Shtohet numri i policëve pranë komisionit të zgjedhjeve dhe Presidencës serbe

Zgjedhjet në Serbi: Shtohet numri i policëve pranë komisionit të zgjedhjeve dhe Presidencës serbe
25/10/2026 - 19:28

Një numër më i madh pjesëtarësh të policisë ndodhen brenda zonës së rrethuar të rrugës pranë Komisionit Republikan të Zgjedhjeve dhe Presidencës së Serbisë, në qendër të Beogradit....

Më shumëDetails

Janina Ymeri kërkon Komision Hetimor për energjinë: Të mos presim nga Kurti si kukull e kësaj korporate miliardëshe

Janina Ymeri kërkon Komision Hetimor për energjinë: Të mos presim nga Kurti si kukull e kësaj korporate miliardëshe
25/10/2026 - 19:06

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka bërë thirrje për krijimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar për tregtinë e energjisë elektrike, duke pretenduar se ndikimi i asaj që e...

Më shumëDetails

Përplasje mes protesuesve dhe policisë në Tiranë – nisin arrestimet

Përplasje mes protesuesve dhe policisë në Tiranë – nisin arrestimet
25/10/2026 - 18:46

Situata para godinës së Kryeministrisë në Tiranë është tensionuar, pasi protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të ndërtesës qeveritare, duke shkaktuar ndërhyrjen e forcave të policisë. Për t’i...

Më shumëDetails

Përplasje e ashpër pranë Kryeministrisë/ Policia përdor spraj me piper drejt protestuesve, ndërhyn edhe autoboti

Përplasje e ashpër pranë Kryeministrisë/ Policia përdor spraj me piper drejt protestuesve, ndërhyn edhe autoboti
25/10/2026 - 18:31

Përplasjet pranë Kryeministrisë vijojnë, ndërsa policia ka ndërhyrë me spraj lotsjellës dhe spraj me piper në drejtim të protestuesve. Në terren ka ndërhyrë edhe autoboti me ujë, ndërsa...

Më shumëDetails

Kryeziu: Ligji për Specialen është i punuar mirë, presidentja është dashur ta nënshkruajë

Kryeziu: Ligji për Specialen është i punuar mirë, presidentja është dashur ta nënshkruajë
25/10/2026 - 18:20

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, vlerëson se Ligji për Specialen është i punuar mirë.Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ai tha se presidentja Justina Shiroka Pula...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    190 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • Rikthehet Asociacioni, kërkohej si kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tani përmendet për statusin e vendit kandidat në BE

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • E rëndë: Ky është 79-vjeçari që u gjet i shtrirë në rrugë në Likoc të Skenderajt, ndërroj jetë në emergjencë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Pushteti i Vuçiqit po e bën gati xhandarmërinë për t’i shtypur sonte protestuesit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Familjet ankohen për subvencionimin e energjisë, Ministria ndan 15 milionë euro

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë