Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Janina Ymeri kërkon Komision Hetimor për energjinë: Të mos presim nga Kurti si kukull e kësaj korporate miliardëshe

25/10/2026 - 19:06
në Lajme
A A
Janina Ymeri kërkon Komision Hetimor për energjinë: Të mos presim nga Kurti si kukull e kësaj korporate miliardëshe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka bërë thirrje për krijimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar për tregtinë e energjisë elektrike, duke pretenduar se ndikimi i asaj që e quan “mafia energjetike” ka depërtuar edhe në institucionet e drejtësisë.

Ymeri ka thënë se nuk pret që kryeministri Albin Kurti të ndërmarrë hapa për këtë çështje, ndërsa ka shprehur dyshime edhe për mënyrën se si Prokuroria Speciale dhe institucionet e tjera janë marrë me rastet që lidhen me tregun e energjisë, shkruan Insajderi.

Ajo e ka lidhur këtë shqetësim me shqyrtimin e kërkesave për rilicencim të kompanive që, sipas saj, janë aktualisht nën hetim.

“Dëshminë e kemi edhe dje kur hynë në rend dite për rilicencim kompani aktualisht nën hetim. Pritej të rilicencoheshin nga kush? Nga organi hetues”, ka shkruar Ymeri.

Deputetja e LDK-së ka thënë se këto zhvillime, sipas saj, tregojnë për ndikimin e madh të asaj që e quan “mafia energjetike”, ndërsa ka kërkuar që Kuvendi të marrë përgjegjësi për hetimin parlamentar të kësaj çështjeje.

“Këtë e them nga ana profesionale, jo politike”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se tregtia e energjisë po rëndon xhepin e qytetarëve dhe po e dobëson ekonominë.

Ymeri u është drejtuar deputetëve që, sipas saj, kundërshtojnë këtë dukuri, duke kërkuar bashkimin e tyre për themelimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar.

“Në këtë terren dukshëm të kapur, forma e vetme e çlirimit të qytetarëve të Kosovës nga kjo fajde pa fund, është Kuvendi i Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo.

JU REKOMANDOJMË

Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia
25/10/2026 - 21:07

Të shtëna me armë zjarri kanë prishur qetësinë pas mesnatës në Hajvali të Prishtinës, ku nga një veturë në lëvizje dyshohet se është shtënë disa herë me armë....

Më shumëDetails

U përplasën te Kryeministria, të rinjtë i marrin mburojën dhe sprajin me piper policisë dhe i rrinë përballë

U përplasën te Kryeministria, të rinjtë i marrin mburojën dhe sprajin me piper policisë dhe i rrinë përballë
25/10/2026 - 20:39

Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestës së sotme para Kryeministrisë, ku tensionet mes të rinjve dhe policisë janë shoqëruar me përplasje fizike. Gjatë ndërhyrjes së FNSH-së,...

Më shumëDetails

Shaip Kamberi: Jemi në garë për të siguruar mandatin e dytë në Kuvendin e Serbisë

Shaip Kamberi: Jemi në garë për të siguruar mandatin e dytë në Kuvendin e Serbisë
25/10/2026 - 20:12

Bartësi i listës së Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, Shaip Kamberi, ka deklaruar se shqiptarët janë në garë për të siguruar mandatin e dytë, ndërsa pasivizimi...

Më shumëDetails

Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Serbi: 67.6% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 19:00

Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Serbi: 67.6% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 19:00
25/10/2026 - 19:41

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi po shënojnë pjesëmarrje jashtëzakonisht të lartë të votuesve, dukshëm më të madhe sesa në zgjedhjet e vitit 2023. Sipas organizatës joqeveritare Qendra...

Më shumëDetails

Zgjedhjet në Serbi: Shtohet numri i policëve pranë komisionit të zgjedhjeve dhe Presidencës serbe

Zgjedhjet në Serbi: Shtohet numri i policëve pranë komisionit të zgjedhjeve dhe Presidencës serbe
25/10/2026 - 19:28

Një numër më i madh pjesëtarësh të policisë ndodhen brenda zonës së rrethuar të rrugës pranë Komisionit Republikan të Zgjedhjeve dhe Presidencës së Serbisë, në qendër të Beogradit....

Më shumëDetails

Përplasje mes protesuesve dhe policisë në Tiranë – nisin arrestimet

Përplasje mes protesuesve dhe policisë në Tiranë – nisin arrestimet
25/10/2026 - 18:46

Situata para godinës së Kryeministrisë në Tiranë është tensionuar, pasi protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të ndërtesës qeveritare, duke shkaktuar ndërhyrjen e forcave të policisë. Për t’i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    192 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • Pushteti i Vuçiqit po e bën gati xhandarmërinë për t’i shtypur sonte protestuesit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • E rëndë: Ky është 79-vjeçari që u gjet i shtrirë në rrugë në Likoc të Skenderajt, ndërroj jetë në emergjencë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Rikthehet Asociacioni, kërkohej si kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tani përmendet për statusin e vendit kandidat në BE

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Familjet ankohen për subvencionimin e energjisë, Ministria ndan 15 milionë euro

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë