Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zgjedhjet në Serbi: Shtohet numri i policëve pranë komisionit të zgjedhjeve dhe Presidencës serbe

25/10/2026 - 19:28
në Lajme
A A
Zgjedhjet në Serbi: Shtohet numri i policëve pranë komisionit të zgjedhjeve dhe Presidencës serbe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një numër më i madh pjesëtarësh të policisë ndodhen brenda zonës së rrethuar të rrugës pranë Komisionit Republikan të Zgjedhjeve dhe Presidencës së Serbisë, në qendër të Beogradit.
Gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë vërejtur se në atë zonë janë lejuar të kalojnë disa furgonë dhe një automjet me pjesëtarë të Xhandarmërisë.
Kjo pjesë e qytetit vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.Zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare në Serbi shihen si një nga sfidat më të mëdha për pushtetin 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit dhe Partisë Përparimtare Serbe (SNS). Përballë tyre është një lëvizje studentore, e cila u forcua përmes protestave masive kundër korrupsionit.Protestat u nxitën nga shembja e strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona. Protestuesit kërkuan përgjegjësi dhe i akuzuan autoritetet për korrupsion. Qeveria i hodhi poshtë akuzat, ndërsa procedurat gjyqësore për përcaktimin e përgjegjësisë ende nuk kanë përfunduar.Studentët nuk kanë udhëheqës formalë. Lista e tyre zgjedhore përbëhet nga figura jopartiake, shumica profesorë universitarë, ndërsa fushata e tyre është përqendruar te lufta kundër korrupsionit.Në garë për 250 vende në Parlament janë gjithsej 18 lista, përfshirë dy koalicione opozitare me përfaqësim në legjislaturën e kaluar: një proevropian dhe një të krahut të djathtë, me qëndrime euroskeptike. Vuçiq, i cili dha dorëheqje nga posti i presidentit në fund të shtatorit, synon të kthehet në postin e kryeministrit.Lëvizja studentore e ka lënë politikën e jashtme në plan të dytë, por ka përsëritur kundërshtimin ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës. Në një dokument të publikuar në maj, studentët thanë se “ruajtja e Kosovës është emëruesi i përbashkët i të gjitha përpjekjeve të tyre”. Ata kanë kundërshtuar edhe sanksionet ndaj Rusisë.Vuçiq, ndërkohë, është zotuar ta vazhdojë kursin e deritanishëm të politikës së jashtme: lidhje të ngushta me Moskën dhe Pekinin, krahas synimit të deklaruar për anëtarësim në Bashkimin Evropian./REL

JU REKOMANDOJMË

Mbyllet votimi në Serbi, Vuçiq: Nëse humbasim, do ta njohim rezultatin

25/10/2026 - 21:26

Pas mbylljes së vendvotimeve në zgjedhjet parlamentare në Serbi, presidenti Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se partia e tij do ta pranojë rezultatin, pavarësisht nëse fiton apo humbet. Pas...

Më shumëDetails

Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia
25/10/2026 - 21:07

Të shtëna me armë zjarri kanë prishur qetësinë pas mesnatës në Hajvali të Prishtinës, ku nga një veturë në lëvizje dyshohet se është shtënë disa herë me armë....

Më shumëDetails

U përplasën te Kryeministria, të rinjtë i marrin mburojën dhe sprajin me piper policisë dhe i rrinë përballë

U përplasën te Kryeministria, të rinjtë i marrin mburojën dhe sprajin me piper policisë dhe i rrinë përballë
25/10/2026 - 20:39

Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestës së sotme para Kryeministrisë, ku tensionet mes të rinjve dhe policisë janë shoqëruar me përplasje fizike. Gjatë ndërhyrjes së FNSH-së,...

Më shumëDetails

Shaip Kamberi: Jemi në garë për të siguruar mandatin e dytë në Kuvendin e Serbisë

Shaip Kamberi: Jemi në garë për të siguruar mandatin e dytë në Kuvendin e Serbisë
25/10/2026 - 20:12

Bartësi i listës së Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, Shaip Kamberi, ka deklaruar se shqiptarët janë në garë për të siguruar mandatin e dytë, ndërsa pasivizimi...

Më shumëDetails

Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Serbi: 67.6% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 19:00

Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Serbi: 67.6% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 19:00
25/10/2026 - 19:41

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi po shënojnë pjesëmarrje jashtëzakonisht të lartë të votuesve, dukshëm më të madhe sesa në zgjedhjet e vitit 2023. Sipas organizatës joqeveritare Qendra...

Më shumëDetails

Janina Ymeri kërkon Komision Hetimor për energjinë: Të mos presim nga Kurti si kukull e kësaj korporate miliardëshe

Janina Ymeri kërkon Komision Hetimor për energjinë: Të mos presim nga Kurti si kukull e kësaj korporate miliardëshe
25/10/2026 - 19:06

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka bërë thirrje për krijimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar për tregtinë e energjisë elektrike, duke pretenduar se ndikimi i asaj që e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    193 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • E rëndë: Ky është 79-vjeçari që u gjet i shtrirë në rrugë në Likoc të Skenderajt, ndërroj jetë në emergjencë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Pushteti i Vuçiqit po e bën gati xhandarmërinë për t’i shtypur sonte protestuesit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Familjet ankohen për subvencionimin e energjisë, Ministria ndan 15 milionë euro

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë