Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi po shënojnë pjesëmarrje jashtëzakonisht të lartë të votuesve, dukshëm më të madhe sesa në zgjedhjet e vitit 2023.
Sipas organizatës joqeveritare Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci, pjesëmarrja deri në orën 19:00 ka arritur në 67.6 për qind.
Kjo shifër përbën një rritje prej 11.7 pikësh përqindjeje krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2023, kur në të njëjtën orë kishin votuar 55.9 për qind e qytetarëve.
Sipas Radios Evropa e Lirë në gjuhën serbe, CeSID-i e ka bërë këtë vlerësim duke u mbështetur në një mostër prej 750 vendvotimesh.
Të dhënat tregojnë se pjesëmarrja ka qenë dukshëm më e lartë gjatë gjithë ditës së votimit.
Deri në orën 14:00 kishin votuar 46.4 për qind e qytetarëve, krahasuar me 32.2 për qind në vitin 2023.
Ndërkohë, deri në orën 17:00, pjesëmarrja kishte arritur në 60.9 për qind, kundrejt 47.2 për qind në zgjedhjet e mëparshme.
Vendvotimet në Serbi pritet të mbyllen në orën 20:00, pas së cilës do të fillojë numërimi i votave.
















