Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestës së sotme para Kryeministrisë, ku tensionet mes të rinjve dhe policisë janë shoqëruar me përplasje fizike.
Gjatë ndërhyrjes së FNSH-së, një protestues i ri është rrethuar nga disa efektivë dhe është shoqëruar me forcë.
Në momentin e përplasjes, një efektivi i kanë rënë mburoja dhe skafandra, të cilat më pas janë marrë nga disa protestues të tjerë, së bashku me një spraj me piper.
Pamjet nga sheshi pasqyrojnë klimën e tensionuar që ka shoqëruar protestën para Kryeministrisë.













