Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vrasja e Arlinda Zekajt, protestat vazhdojnë sot në Prishtinë dhe Ferizaj

29/10/2026 - 08:57
në Kryesore, Lajme
A A
Vrasja e Arlinda Zekajt, protestat vazhdojnë sot në Prishtinë dhe Ferizaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Protestat për drejtësi për Arlinda Zekajn dhe për të gjitha gratë e vrara në Kosovë do të vazhdojnë sot, më 29 tetor, në Prishtinë dhe Ferizaj.

Në Prishtinë, protesta kombëtare do të mbahet nga ora 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”. Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit për të kërkuar drejtësi për Zekajn dhe llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse.

Përmes një njoftimi për media, organizatorët kanë paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë dhe se do të ketë bllokim të institucioneve deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Sot, në orën 16:00, në sheshin Zahir Pajaziti, mblidhemi prapë për të kërkuar drejtësinë që Arlinda na e la amanet dhe drejtësi për të gjitha gratë e vrara”, thuhet në njoftim.

Ata kanë kërkuar solidarizim qytetar dhe përgjegjësi institucionale, duke theksuar nevojën për siguri dhe liri për gratë, si dhe drejtësi për viktimat e dhunës.

Ndërkohë, edhe në Ferizaj është paralajmëruar protestë për sot, e cila do të nisë në orën 12:00, para objektit të Komunës.

Sipas organizatorëve, protesta do të vazhdojë me ndalesa para Qendrës për Punë Sociale, Stacionit Policor dhe Gjykatës, ku do të kërkohet përgjegjësi institucionale për rastin e Zekajt.

Organizatorët e protestës në Ferizaj u kanë bërë thirrje mediave që ta përcjellin tubimin dhe kërkesat për drejtësi e llogaridhënie.

Vrasja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka nxitur reagime publike dhe protesta, me kërkesa për hetimin e veprimeve të institucioneve përgjegjëse dhe forcimin e mekanizmave për mbrojtjen e grave nga dhuna.

Para se të vritej, Zekaj kishte paraqitur një parashtresë në Prokurorinë Themelore në Pejë, përmes së cilës kishte kërkuar masa urgjente, duke shprehur shqetësime për sigurinë e saj.

Protestuesit kërkojnë që rasti të trajtohet me seriozitet dhe që institucionet të japin llogari për veprimet e tyre, ndërsa bëjnë thirrje për masa konkrete që do të parandalonin raste të ngjashme në të ardhmen.

JU REKOMANDOJMË

Rasti i Liridona Ademajt, Apeli sot shqyrton ankesën e Naim Murselit për ndryshimin e dënimit

Rasti i Liridona Ademajt, Apeli sot shqyrton ankesën e Naim Murselit për ndryshimin e dënimit
29/10/2026 - 09:58

Gjykata e Apelit do ta shqyrtojë sot ankesën e Naim Murselit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj. Ankesa prej 30...

Më shumëDetails

Gjykata merr vendim për Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt

Gjykata merr vendim për Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt
29/10/2026 - 09:53

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Albert Sylajt nga Deçani, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt. Sipas vendimit të 28 tetorit 2026, masa...

Më shumëDetails

Më 21 dhjetor nis gjykimi në mungesë ndaj Milan Radoiçiqit dhe 19 të tjerëve për vrasjen e 107 civilëve në Gjakovë

Më 21 dhjetor nis gjykimi në mungesë ndaj Milan Radoiçiqit dhe 19 të tjerëve për vrasjen e 107 civilëve në Gjakovë
29/10/2026 - 09:46

Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se ka caktuar seancën fillestare më 21 dhjetor 2026, ndaj Milan Radoiçiqit dhe 19 të akuzuarve tjerë, për krime lufte kundër popullsisë civile...

Më shumëDetails

‘Bindu se edhe na jemi lodhë’- Audio-incizimi tregon se si trajtohej Arlinda Zekaj në Polici

‘Bindu se edhe na jemi lodhë’- Audio-incizimi tregon se si trajtohej Arlinda Zekaj në Polici
29/10/2026 - 09:37

Një incizim i publikuar së fundmi në media zbulon bisedën mes Arlinda Zekajt dhe zyrtarit policor Faruk Muçolli, disa ditë para vrasjes së saj. Në bisedën e publikuar...

Më shumëDetails

Rikthehet në operim blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

Rikthehet në operim blloku A3 i termocentralit “Kosova A”
29/10/2026 - 09:22

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se, pas përfundimit me sukses të ndërhyrjeve teknike dhe sanimit të problemeve të evidentuara, njësia A3 e termocentralit Kosova A është sinkronizuar...

Më shumëDetails

Rama fton sërish studentët për dialog, shton sofrën e gurtë para Kryeministrisë

Rama fton sërish studentët për dialog, shton sofrën e gurtë para Kryeministrisë
29/10/2026 - 08:44

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog drejtuar studentëve, të cilët prej dy javësh protestojnë kundër qeverisë. Kërkesa kryesore e tyre mbetet dorëheqja e kreut të qeverisë,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ish-zyrtarja shtetërore ndan një histori për publikun: Kam vendosur të flas, bëhet fjalë për një kryeshef…

    Ish-zyrtarja shtetërore ndan një histori për publikun: Kam vendosur të flas, bëhet fjalë për një kryeshef…

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “ProDiagnostic XS” në Prizren zbulohet se ofronte ekografi pa licencë, Inspektorati e gjobit vetëm me 1 mijë euro

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Pushteti pakicë në Kuvend Komunal të Mitrovicës, por 3 asamblistë të PDK-së po e sabotojnë krijimin e shumicës opozitare

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Procesohen pagesat për përfituesit e kësaj kategorie

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Pasi ia mori jetën Arlindës, deshi të…”, zbulohet se si u tentua që Sylaj të shpëtojë nga paraburgimi

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë