Gjykata e Apelit do ta shqyrtojë sot ankesën e Naim Murselit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.
Ankesa prej 30 faqesh është dorëzuar nga dy avokatët e Murselit, të cilët kërkojnë prishjen e aktgjykimit të shkallës së parë ose ndryshimin e dënimit në një masë më të butë.
Në ankesë, mbrojtja pretendon se gjykata e shkallës së parë i ka vlerësuar provat në mënyrë të njëanshme dhe selektive.
Po ashtu, avokatët kanë ngritur pretendime lidhur me mënyrën se si Murseli është marrë në pyetje nga policia.
Sipas mbrojtjes, gjykata nuk i ka marrë parasysh disa nga propozimet e saj, përfshirë rikonstruktimin e vendit të ngjarjes dhe ekzaminimin e rrobave të Murselit.

















