Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Deri këtu po mbërrin era e duhanit”, Haxhiu kërcënon me Inspektorat deputetët që tymosin në Kuvend

29/10/2026 - 11:27
në Lajme
A A
“Deri këtu po mbërrin era e duhanit”, Haxhiu kërcënon me Inspektorat deputetët që tymosin në Kuvend
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje deputetëve që ta respektojnë ligjin për ndalimin e pirjes së duhanit në ambientet e mbyllura, duke paralajmëruar se në rast të shkeljeve do të kërkojë ndërhyrjen e Inspektoratit dhe shqiptimin e gjobave.

Haxhiu, gjatë seancës së Kuvendit, tha se pirja e duhanit po shkakton shqetësim edhe në zyrën e saj, pasi era po depërton deri aty.

“Unë nuk po mundem me funksionu as vetë këtu si kryetare e Kuvendit, sepse deri këtu po mbërrin era e duhanit”, tha Haxhiu.

Ajo kërkoi nga deputetët që të mos e shkelin ligjin që është miratuar nga vetë Kuvendi i Kosovës.

“Kërkoj nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që ta respektojnë ligjin që e ka miratu ky Kuvend, që në ambientet e mbyllura të Kuvendit të mos pinë duhan”, deklaroi ajo.

Haxhiu paralajmëroi se, nëse deputetët vazhdojnë të pinë duhan në ambientet ku kjo ndalohet, do të kërkojë që Inspektorati të ndërhyjë dhe të shqiptojë gjoba për shkelësit.

“Përndryshe, do të detyrohemi menjëherë që me kërku nga Inspektorati që të vijë në ambientet e Kuvendit dhe të marrin gjoba deputetët, të cilët e shkelin ligjin në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, u shpreh Haxhiu.

Ajo e cilësoi këtë si paralajmërimin e fundit për deputetët, duke theksuar se respektimi i ligjit duhet të nisë pikërisht nga institucionet që e miratojnë atë.

“Është thirrja e fundit; prandaj, ju lutem që të keni parasysh këtë, sepse kjo realisht edhe cenon ndoshta zbatimin e barabartë të ligjit, sepse nëse ne kërkojmë nga dikush tjetër me zbatu ligjin, do të duhej që ne të ishim vetë shembulli i parë se si zbatohet ligji që miratohet nga ky Kuvend”, tha ajo.

Në fund, Haxhiu përsëriti paralajmërimin se, nëse thirrja e saj nuk respektohet, do t’i drejtohet Inspektoratit për të ndërmarrë veprimet përkatëse.

“Është thirrja e fundit, dhe në qoftë se edhe kjo thirrje nuk respektohet, do të kërkoj nga Inspektorati që të vijë dhe të ndërmarrë veprime të përputhshme me përgjegjësitë”, përfundoi kryetarja e Kuvendit.

 

JU REKOMANDOJMË

Mes tymit dhe kaosit të opozitës mbyllet seanca në Kuvendin e Shqipërisë, 4 deputetë u përjashtuan, prezent ishte edhe Rama

Mes tymit dhe kaosit të opozitës mbyllet seanca në Kuvendin e Shqipërisë, 4 deputetë u përjashtuan, prezent ishte edhe Rama
29/10/2026 - 12:19

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë sot është shoqëruar me tensione dhe kaos, pasi deputetët e Partisë Demokratike kanë hedhur sende në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Opozita...

Më shumëDetails

“Nuk të pranoj më”- IPK nis hetimet për trajtimin policor të rasteve të raportuara nga Arlinda Zekaj

“Nuk të pranoj më”- IPK nis hetimet për trajtimin policor të rasteve të raportuara nga Arlinda Zekaj
29/10/2026 - 12:13

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikuese lidhur me mënyrën se si Policia e Kosovës i ka trajtuar rastet e raportuara nga e ndjera...

Më shumëDetails

QIKA aksion te Ministria e Punëve të Brendshme

QIKA aksion te Ministria e Punëve të Brendshme
29/10/2026 - 12:08

Qendra për informim, kritikë dhe aksion (QIKA), do të realizojë aksion simbolik para Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në njoftimin e tyre për media thuhet, se ky aksion...

Më shumëDetails

Prattipati në Presidencë për ta uruar Shiroka-Pulën, Presidentja i flet për “forcim bashkëpunimi”

Prattipati në Presidencë për ta uruar Shiroka-Pulën, Presidentja i flet për “forcim bashkëpunimi”
29/10/2026 - 12:02

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë në ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, e cila e uroi për marrjen e detyrës. Presidenca...

Më shumëDetails

Ministri Basha: Punimet në autostradën e Gjilanit kanë arritur në 80%!

Ministri Basha: Punimet në autostradën e Gjilanit kanë arritur në 80%!
29/10/2026 - 12:01

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka deklaruar se punimet në autostradën e Gjilanit kanë arritur në afro 80%. Duke iu përgjigjur pyetjes parlamentare të Hykmete Bajramit, Basha bëri...

Më shumëDetails

Fabrika e municionit në Gjakovë, Ramadani –Maqedoncit: Keni thanë se prodhimi fillon në fund të 2026, atje është ledinë

Fabrika e municionit në Gjakovë, Ramadani –Maqedoncit: Keni thanë se prodhimi fillon në fund të 2026, atje është ledinë
29/10/2026 - 11:55

Deputeti i Aleancës, Burim Ramdani, gjatë seancës së Kuvendit, ka kritikuar ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, dhe kryeministrin Albin Kurti, lidhur me premtimin për fabrikën e municionit në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “ProDiagnostic XS” në Prizren zbulohet se ofronte ekografi pa licencë, Inspektorati e gjobit vetëm me 1 mijë euro

    “ProDiagnostic XS” në Prizren zbulohet se ofronte ekografi pa licencë, Inspektorati e gjobit vetëm me 1 mijë euro

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Pushteti pakicë në Kuvend Komunal të Mitrovicës, por 3 asamblistë të PDK-së po e sabotojnë krijimin e shumicës opozitare

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Procesohen pagesat për përfituesit e kësaj kategorie

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ish-zyrtarja shtetërore ndan një histori për publikun: Kam vendosur të flas, bëhet fjalë për një kryeshef…

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Pasi ia mori jetën Arlindës, deshi të…”, zbulohet se si u tentua që Sylaj të shpëtojë nga paraburgimi

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë