Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Marrëveshja Kosovë-Danimarkë, ja kur nis transferimi i të burgosurve

29/10/2026 - 13:07
në Lajme
A A
Marrëveshja Kosovë-Danimarkë, ja kur nis transferimi i të burgosurve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Prishtinë po mbahet konferenca ndërkombëtare “Zbatimi i marrëveshjes Kosovë–Danimarkë për transferimin e të burgosurve në Kosovë: sfidat ligjore, të drejtat e njeriut dhe çështjet operacionale”, e organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

Drejtoresha ekzekutive e QKRMT-së, Feride Rushiti, ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Danimarkës ka hyrë në fuqi në qershor të vitit 2024 dhe parasheh transferimin e 300 të burgosurve danezë në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.

Sipas saj, marrëveshja ka filluar së zbatuari, ndërsa transferimi i të burgosurve pritet të nisë në vitin 2027.

“Jemi përballë një realiteti të ri. Kjo marrëveshje ka hyrë në fuqi në qershor të vitit 2024. Sipas kësaj marrëveshjeje, parashikohet që 300 të burgosur të transferohen nga Danimarka në burgun e Gjilanit. Pra, Kosova do të shërbejë si vend i cili do t’i strehojë 300 të burgosur nga Danimarka, në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan. Gjithashtu, kjo marrëveshje ka filluar së zbatuari, mirëpo transferimi i të burgosurve pritet të fillojë në vitin 2027”, tha Rushiti.

Ndërkaq, zëvendësministri i parë i Drejtësisë, Genc Nimoni, ka thënë se zbatimi i marrëveshjes nuk nënkupton vetëm vënien në funksion të një institucioni korrektues, por kërkon përgatitje të infrastrukturës dhe staf profesional.

“Marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan për ekzekutimin e dënimeve daneze është një angazhim dhe përkushtim i vazhdueshëm i të dy vendeve tona, dhe ratifikimi i saj nga Kuvendi i Republikës së Kosovës ka krijuar bazën për bashkëpunim. Tashmë, zbatimi i saj nuk është thjesht çështje e vënies në funksion të një institucioni korrektues, është një proces që kërkon përgatitjen e infrastrukturës, staf profesional, organizim të mirëfilltë dhe, mbi të gjitha, të drejtat e njeriut do të respektohen”, tha Nimoni.

Konferenca po fokusohet në sfidat ligjore, të drejtat e njeriut dhe çështjet operacionale që lidhen me zbatimin e marrëveshjes Kosovë–Danimarkë.

JU REKOMANDOJMË

KPK suspendon edhe prokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferri

KPK suspendon edhe prokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferri
29/10/2026 - 13:57

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e jashtëzakonshëm të enjten, ka suspenduar nga ushtrimi i detyrës zyrtare edhe prokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferri, si dhe ka vendosur të nisë...

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT: Apeli liron nga paraburgimi Valon Llukën, me dorëzani

Vendos Gjykata Supreme: Valon Lluka mbetet në paraburgim deri në vendosjen nga Gjykata Themelore
29/10/2026 - 13:53

Valon Lluka është liruar nga paraburgimi me vendim të Gjykatës së Apelit. Kështu mëson nga burimet e saj Gazeta Online Veriu.info. Më herët, mbrojtja e Llukës kishte ushtruar...

Më shumëDetails

KPK suspendon kryeprokuroren e Pejës, Lumturije Vuçetaj, pas vrasjes së Arlinda Zekajt

KPK suspendon kryeprokuroren e Pejës, Lumturije Vuçetaj, pas vrasjes së Arlinda Zekajt
29/10/2026 - 13:47

Këshilli Prokurorial i Kosovës në takimin e jashtëzakonshëm të enjten, ka suspenduar Kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetajn. Burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë të ditur...

Më shumëDetails

Avokatja e Albert Sylajt në seancë dëgjimore: Ai u vetëdorëzua për hatër të nënës, ishte në gjendje të bënte vetëvrasje

Avokatja e Albert Sylajt në seancë dëgjimore: Ai u vetëdorëzua për hatër të nënës, ishte në gjendje të bënte vetëvrasje
29/10/2026 - 13:39

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti më 28 tetor 2026 ka caktuar masën e paraburgimit Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e ish-kunatës së tij, Arlinda Zekaj në Vitomiricë...

Më shumëDetails

“Zhduket” Faruk Muçolli, zyrtari policor që i tha Arlinda Zekajt: Na ke lodhë

“Zhduket” Faruk Muçolli, zyrtari policor që i tha Arlinda Zekajt: Na ke lodhë
29/10/2026 - 13:18

Togeri i Policisë së Kosovës, Faruk Muçolli, nuk figuron më në Facebook, pas reagimeve të shumta për rastin e Arlinda Zekajt. Fillimisht, Muçolli kishte fshirë të dhënat e...

Më shumëDetails

“​​Krejt Migjenat n’burg” – qytetarët protestojnë për Arlinda Zekajn në Ferizaj, kërkojnë llogari nga institucionet

“​​Krejt Migjenat n’burg” – qytetarët protestojnë për Arlinda Zekajn në Ferizaj, kërkojnë llogari nga institucionet
29/10/2026 - 13:10

Në qendër të Ferizajt ka nisur protesta e dytë duke kërkuar llogari nga institucionet për vrasjen e Arlinda Zekajt. Qytetarët që sot po protestojnë në Ferizaj për vrasjen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “ProDiagnostic XS” në Prizren zbulohet se ofronte ekografi pa licencë, Inspektorati e gjobit vetëm me 1 mijë euro

    “ProDiagnostic XS” në Prizren zbulohet se ofronte ekografi pa licencë, Inspektorati e gjobit vetëm me 1 mijë euro

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Zhduket” Faruk Muçolli, zyrtari policor që i tha Arlinda Zekajt: Na ke lodhë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Pasi ia mori jetën Arlindës, deshi të…”, zbulohet se si u tentua që Sylaj të shpëtojë nga paraburgimi

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ministri Murati jep lajmin që po e presin të gjithë: Ja kur ekzekutohet paga e 13-të

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Arben Gashi: Përparim Rama i rëndësishëm për LDK-në, por i ka …

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë