Valon Lluka është liruar nga paraburgimi me vendim të Gjykatës së Apelit.
Kështu mëson nga burimet e saj Gazeta Online Veriu.info.
Më herët, mbrojtja e Llukës kishte ushtruar ankesë kundër vendimit për paraburgim, por Gjykata e Apelit e kishte refuzuar atë, duke lënë në fuqi masën e caktuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Megjithatë, sipas informacioneve të Veriu.info, Gjykata Supreme ka vendosur për lirimin e tij nga paraburgimi me dorëzani.
Lluka ishte ndaluar më 7 tetor 2026, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, nën dyshimin për përfshirje në disa vepra penale që lidhen me aktivitetet ekonomike dhe transaksionet financiare.















