Milani ka marrë lajme të mira nga infermieria, pasi Gila, Adrien Rabiot dhe Moreira janë rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës, duke rritur gjasat për të qenë në dispozicion për derbin ndaj Interit.
Mungesa e tyre u ndje në humbjen ndaj Bolognës, ndërsa rikthimi i tyre pritet t’i japë më shumë alternativa trajnerit për sfidën e radhës.
Megjithatë, mbetet të shihet nëse Rabiot dhe Moreira do të jenë gati për të startuar nga minuta e parë.
Në anën tjetër, në infermieri vazhdojnë të jenë Gabbia, Saelemaekers, Chukwueze, Loftus-Cheek, Tomori dhe Terracciano.


















