Aktivistja feministe Adelina Tërshani, e cila së fundmi iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje dhe fitoi mandatin e deputetes, ka zgjedhur të reagojë me vetëm një postim të thjeshtë në Facebook pas vrasjes makabre të Arlinda Zekajt nga ish-kunati i saj.
Dikur në ballë të organizimeve që kërkonin barazi gjinore dhe llogaridhënie institucionale, Tërshani sot shfaqet e distancuar nga aksioni qytetar.
Ajo nuk u pa në radhët e protestuesve që u mblodhën për të kërkuar drejtësi për Arlindën.













