Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sot protestë në kohën kur Gërvalla e Sveçla do të mbajnë konferencë

30/10/2026 - 07:43
në Kryesore, Lajme
A A
Sot protestë në kohën kur Gërvalla e Sveçla do të mbajnë konferencë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë sot konferencë të përbashkët për media, lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Konferenca është paralajmëruar të mbahet në orën 09:00, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, pas dorëzimit të raporteve nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme në Zyrën e Kryeministrit.

Një ditë më parë, Zyra e Kryeministrit Albin Kurti ka njoftuar se ka pranuar raportet e detajuara nga dy ministritë, të cilat do të shqyrtohen për të identifikuar rrjedhën e rastit, lëshimet e mundshme institucionale, neglizhencën dhe mosreagimin eventual të institucioneve përgjegjëse.

Sipas njoftimit të ZKM-së, shqyrtimi do të përfshijë edhe përgjegjësinë institucionale dhe trajtimin e rastit në të gjitha fazat e tij.

Ndërkohë, konferenca e dy ministrave mbahet në kohën kur për tri ditë radhazi në Prishtinë po zhvillohen protesta për drejtësi për Arlinda Zekajn dhe për gratë e vrara.

Protestuesit, të organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, ndër kërkesat kryesore kanë edhe dorëheqjen ose shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ata po kërkojnë gjithashtu hetimin dhe ndjekjen penale të zyrtarëve që dyshohet se kanë neglizhuar rastin e Zekajt, si dhe llogaridhënie për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve përgjegjëse./EO

JU REKOMANDOJMË

Gërvalla për rastin e Arlinda Zekajt: Vrasja nuk ndodhi pa paralajmërim, raporti evidenton mangësi dhe vonesa

Gërvalla për rastin e Arlinda Zekajt: Vrasja nuk ndodhi pa paralajmërim, raporti evidenton mangësi dhe vonesa
30/10/2026 - 09:35

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë mbajtur sot një konferencë të përbashkët për media, ku kanë prezantuar gjetjet e raportit...

Më shumëDetails

Protestuesit bllokojnë hyrjen e qeverisë

Protestuesit bllokojnë hyrjen e qeverisë
30/10/2026 - 09:16

Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist për të tretën ditë radhazi po zhvillon protestë, lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Protesta është duke u...

Më shumëDetails

Me një komplet vezë, disa protestues arrijnë para qeverisë (Video)

Me një komplet vezë, disa protestues arrijnë para qeverisë (Video)
30/10/2026 - 08:56

Tashmë disa protestues kanë arritur para objektit të Qeverisë së Kosovës. Kjo pasi pak aty do të mbahet një protestë për rastin e Arlinda Zekajt. Po ashtu në...

Më shumëDetails

Aksidenti me motoçikletë i merr jetën Beratit, vëllait të aktorit të njohur

Aksidenti me motoçikletë i merr jetën Beratit, vëllait të aktorit të njohur
30/10/2026 - 08:40

Berat Asllani, vëllai i aktorit të njohur Agan Asllani, ka ndërruar jetë disa ditë pasi ishte aksidentuar me motoçikletë. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë...

Më shumëDetails

Nga prokuroria te policia, vala e suspendimeve pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Nga prokuroria te policia, vala e suspendimeve pas vrasjes së Arlinda Zekajt
30/10/2026 - 08:10

Katër ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, institucionet kanë ndërmarrë një varg masash ndaj zyrtarëve që dyshohet se kanë neglizhuar trajtimin e rastit dhe...

Më shumëDetails

Ambasadori britanik takon Presidenten Justina Shiroka-Pula: Do të forcojmë partneritetin me Kosovën

Ambasadori britanik takon Presidenten Justina Shiroka-Pula: Do të forcojmë partneritetin me Kosovën
30/10/2026 - 07:52

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka takuar Presidenten Justina Shiroka-Pula, të cilën e ka uruar për marrjen e detyrës. Përmes një postimi në Facebook,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Emrat e zyrtarëve policorë të suspenduar për rastin e Arlinda Zekajt

    Emrat e zyrtarëve policorë të suspenduar për rastin e Arlinda Zekajt

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • “Zhduket” Faruk Muçolli, zyrtari policor që i tha Arlinda Zekajt: Na ke lodhë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ahmeti: Djali i Arlindës kishte probleme me shëndetin, ajo e menaxhonte

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Ministri Murati jep lajmin që po e presin të gjithë: Ja kur ekzekutohet paga e 13-të

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • U.D. Kryeprokurorja e sapoemëruar ishte prokurore në rastin e vrasjes makabre të Donjeta Pajazitajt, reagon ashpër vëllai i të ndjerës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë