Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga prokuroria te policia, vala e suspendimeve pas vrasjes së Arlinda Zekajt

30/10/2026 - 08:10
në Kryesore, Lajme
A A
Nga prokuroria te policia, vala e suspendimeve pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Katër ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, institucionet kanë ndërmarrë një varg masash ndaj zyrtarëve që dyshohet se kanë neglizhuar trajtimin e rastit dhe paralajmërimet e viktimës për rrezikun që i kanosej.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka suspenduar kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, dhe prokuroren e rastit, Arlinda Nallbani-Gacaferri.

Vendimi u mor në mbledhjen e jashtëzakonshme të KPK-së, pas kërkesës së kryeprokurorit të Shtetit, Zejnulla Gashi, i cili kishte rekomanduar suspendimin e tyre dhe nisjen e procedurave disiplinore.

KPK-ja ka themeluar gjithashtu një panel hetimor për shqyrtimin e rastit, ndërsa në pozitën e ushtrueses së detyrës së kryeprokurores së Pejës është caktuar Valbona Disha-Haxhosaj.

Suspendimet ndaj dy prokuroreve janë bërë pas dyshimeve për veprimet dhe mosveprimet e tyre në trajtimin e rastit të Zekajt, e cila kishte kërkuar vazhdimisht ndihmë nga institucionet dhe, tri ditë para vrasjes, i kishte dërguar një letër kryeprokurores së Pejës, duke paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.

Suspendime janë bërë edhe në Policinë e Kosovës.

Policia, bazuar në rekomandimin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), ka suspenduar 11 zyrtarë policorë, ndaj të cilëve po zhvillohet hetim paraprak lidhur me veprimet dhe mosveprimet në trajtimin e rastit.

Në mesin e të suspenduarve janë:

  • Ushtruesi i detyrës së drejtorit rajonal të Policisë në Pejë;
  • Shefi i Hetimeve Rajonale në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë;
  • Komandanti i Stacionit Policor në Pejë;
  • Zëvendëskomandanti i Stacionit Policor në Pejë;
  • Shefi i Sektorit të Hetimeve në Stacionin Policor në Pejë;
  • Ushtruesi i detyrës së shefit të Sektorit të Operativës në Stacionin Policor në Pejë;
  • Komandanti i Nënstacionit Policor në Vitomiricë;
  • Katër hetues policorë të Stacionit Policor në Pejë.

Policia ka bërë të ditur se suspendimet janë ndërmarrë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përcaktimit të përgjegjësive individuale.

Hetimet e IPK-së kanë nxjerrë në pah edhe probleme në zbatimin e urdhrave mbrojtës.

Sipas gjetjeve preliminare të Inspektoratit Policor, Policia nuk e kishte dokumentuar ekzekutimin e urdhrit mbrojtës të lëshuar më 7 shtator për Arlinda Zekajn.

Ndërsa urdhri i dytë mbrojtës, i lëshuar më 16 tetor, ishte ekzekutuar me gjashtë ditë vonesë, më 22 tetor, pas ndërhyrjes së IPK-së, e cila paraprakisht kishte pranuar informatë nga vetë viktima.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në shtëpinë e saj në Vitomiricë të Pejës. Për vrasjen dyshohet ish-kunati i saj, Albert Sylaj, i cili u arrestua më 27 tetor në Deçan dhe ndaj të cilit gjykata ka caktuar një muaj paraburgim.

Rasti ka nxitur reagime të shumta publike dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale, pasi Zekaj kishte kërkuar mbrojtje nga policia dhe prokuroria, duke paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.

 

JU REKOMANDOJMË

Protestuesit bllokojnë hyrjen e qeverisë

Protestuesit bllokojnë hyrjen e qeverisë
30/10/2026 - 09:16

Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist për të tretën ditë radhazi po zhvillon protestë, lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Protesta është duke u...

Më shumëDetails

Me një komplet vezë, disa protestues arrijnë para qeverisë (Video)

Me një komplet vezë, disa protestues arrijnë para qeverisë (Video)
30/10/2026 - 08:56

Tashmë disa protestues kanë arritur para objektit të Qeverisë së Kosovës. Kjo pasi pak aty do të mbahet një protestë për rastin e Arlinda Zekajt. Po ashtu në...

Më shumëDetails

Aksidenti me motoçikletë i merr jetën Beratit, vëllait të aktorit të njohur

Aksidenti me motoçikletë i merr jetën Beratit, vëllait të aktorit të njohur
30/10/2026 - 08:40

Berat Asllani, vëllai i aktorit të njohur Agan Asllani, ka ndërruar jetë disa ditë pasi ishte aksidentuar me motoçikletë. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë...

Më shumëDetails

Ambasadori britanik takon Presidenten Justina Shiroka-Pula: Do të forcojmë partneritetin me Kosovën

Ambasadori britanik takon Presidenten Justina Shiroka-Pula: Do të forcojmë partneritetin me Kosovën
30/10/2026 - 07:52

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka takuar Presidenten Justina Shiroka-Pula, të cilën e ka uruar për marrjen e detyrës. Përmes një postimi në Facebook,...

Më shumëDetails

Sot protestë në kohën kur Gërvalla e Sveçla do të mbajnë konferencë

Sot protestë në kohën kur Gërvalla e Sveçla do të mbajnë konferencë
30/10/2026 - 07:43

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë sot konferencë të përbashkët për media, lidhur me rastin...

Më shumëDetails

“Dështon ceremonia e diplomimit të 300 policëve të rinj, shkak mungesa e uniformave“

Orë dore për policët e pensionuar, Policia e Kosovës hap tender 95 mijë euro për rekuizita ceremoniale
29/10/2026 - 22:58

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar lidhur me mosmbajtjen e planifikuar të ceremonisë së diplomimit të rreth 300 policëve të rinj, duke pretenduar se shkak është mungesa...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Emrat e zyrtarëve policorë të suspenduar për rastin e Arlinda Zekajt

    Emrat e zyrtarëve policorë të suspenduar për rastin e Arlinda Zekajt

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • “Zhduket” Faruk Muçolli, zyrtari policor që i tha Arlinda Zekajt: Na ke lodhë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ahmeti: Djali i Arlindës kishte probleme me shëndetin, ajo e menaxhonte

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Ministri Murati jep lajmin që po e presin të gjithë: Ja kur ekzekutohet paga e 13-të

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • U.D. Kryeprokurorja e sapoemëruar ishte prokurore në rastin e vrasjes makabre të Donjeta Pajazitajt, reagon ashpër vëllai i të ndjerës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë