Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqje pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt.
Lajmin e bëri të ditur Qeveria e Kosovës, e cila tha se kryeministri Albin Kurti sot e pranoi kërkesën për dorëheqje nga Hxoha dhe e liroi atë nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
“Në përputhje me legjislacionin në fuqi, kryeministri Kurti, pas propozimit nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, caktoi ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Fehmi Hoti”.
Ndryshe, sot në një konferencë për media, ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se nuk planifikon të jap dorëheqje.
Njoftimi i Qeverisë:
Kryeministri Kurti pranoi nga z. Hoxha kërkesën për dorëheqje dhe e liroi nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës
Sveçla nuk e sheh dorëheqjen si zgjidhje: Jam me protestuesit, e kuptoj mllefin e tyre

















