Lista Serbe, ka reaguar pas zgjedhjeve të mbajtura në Serbi, ku fitoi Lista Studentore.
Lista Serbe, përmes një komunikate për media në Facebook, ka miratuar disa pika, ku ndër tjerash thuhet se kjo parti ‘’merr në dijeni’’ rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Serbi.
Tutje, Lista Serbe ka deklaruar edhe se do vazhdojë ‘’të luftojë me vendosmëri, përgjegjësi dhe pa kompromis për mbijetesën, interesat dhe të drejtat kolektive dhe individuale’’ të serbëve në Kosovë.
Më tej, kjo parti ka thënë se, do angazhohet që ‘’në asnjë mënyrë të mos vihen në pikëpyetje vendet ekzistuese të punës, të ardhurat e rregullta të të punësuarve, vazhdimi i investimeve dhe punësimeve të reja, si dhe ndihmat sociale dhe të gjitha format e tjera të mbështetjes financiare’’ që vijnë nga Serbia.
Po ashtu, kjo parti i është drejtuar edhe akterëve politikë në Kosovë, si dhe mediave që, sipas tyre, ‘’të ndalojnë menjëherë përhapjen e dezinformatave, pretendimeve të pabazuara dhe spekulimeve’’.















