oarsa Kica ulet në rend të parë kah LDK-ja në Kuvend, ua bën me dorë deputetëve të VV-së
Lajme
Gazeta Express15/09/2022 10:26
Deputetja e re e LDK-së, Doarsa Kica, ishte ndër përfaqësuesit e parë të kësaj partie që shkoi sot në Kuvend, ku pritet të mbahet seanca e parë e këtij sesioni vjeshtor. Ajo mbërriti aty bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe shefin e grupit parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi.
Pasi qëndruan pak në këmbë, Kica u ul në rendin e parë të deputetëve të LDK-së, menjëherë pas Gashit e Abdixhikut, raporton Gazeta Express.
Lexo Edhe:
Moguće je: Evo kako očistiti krvne sudove u roku od 3 dana (šok)
DETAJET/ Zbulohet lidhja e Abazoviçit me serbët, vëllai: PO, jam ortak biz…
Kica më pas i përshëndeti nga larg dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi-Murtezin dhe Fitim Ukën. Në të njëjtën mënyrë e përshëndetën edhe ata dy.
Kica së fundmi doli nga Lista Guxo dhe grupi parlamentar i VV-së për t’iu bashkuar LDK-së në opozitë.