Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aleanca: Profile të rreme në Facebook po bëjnë thirrje për vrasjen e Ramush dhe Daut Haradinajt, provat i janë dorëzuar Policisë

31/10/2026 - 11:27
në Kryesore, Lajme
A A
Aleanca: Profile të rreme në Facebook po bëjnë thirrje për vrasjen e Ramush dhe Daut Haradinajt, provat i janë dorëzuar Policisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ndaj një fushate të organizuar në rrjetet sociale, e cila, sipas tij, ka eskaluar deri në kërcënime të hapura me jetë ndaj Ramush Haradinajt dhe Daut Haradinajt.

Xhemaili ka thënë se dhjetëra profile të rreme po shpërndajnë sistematikisht shpifje dhe informacione të pavërteta, të cilat Aleanca i ka demantuar zyrtarisht që në fillim.

Ai ka veçuar një profil me emrin fiktiv “Besmir Kelmendi”, i cili përdor fotografinë e Avni Rrustemit dhe e quan veten “Avni Rrustemi 2.0”. Sipas Xhemailit, ky profil, gjatë dy ditëve të fundit, ka zhvilluar një fushatë propaganduese me thirrje publike për vrasjen e Ramush Haradinajt dhe Daut Haradinajt.

“Ky profil po tenton të ndërlidhë qëllimisht emrin e familjes Haradinaj me rastin tragjik në Pejë, duke përdorur citate dhe pretendime të rreme të personave të përfshirë në atë ngjarje, me qëllim nxitjen e vetëgjyqësisë dhe akteve vëllavrasëse”, ka deklaruar Xhemaili.

Xhemaili ka bërë të ditur se kane dorëzuar pranë Policisë së Kosovës dhe organeve të drejtësisë të gjitha të dhënat dhe provat për këtë profil dhe llogaritë e tjera të ndërlidhura.

“Ne do të ndjekim rrugën ligjore deri në fund për secilin individ që fshihet pas këtyre profileve dhe që prodhon apo shpërndan mesazhe të tilla terrorizuese”, ka thënë ai.

Zëdhënësi i Aleancës ka kritikuar edhe deklaratat e deputetëve të partisë në pushtet, të cilat, sipas tij, po i japin mbështetje kësaj fushate të linçimit dhe kërcënimit online.

Ai e ka cilësuar këtë si një përpjekje për ta zhvendosur vëmendjen e opinionit publik nga dështimi i institucioneve për parandalimin e rastit tragjik në Pejë.

“Tragjeditë njerëzore nuk mund dhe nuk do të lejohen të keqpërdoren për luftë politike e as për nxitje të dhunës. Autorët e këtyre kërcënimeve dhe nxitësit e tyre politikë shumë shpejt do të përballen me forcën e ligjit dhe të drejtësisë”, ka përfunduar Xhemaili.

 

JU REKOMANDOJMË

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të aflatoksinës B1 (substancë kancerogjene) – Këto janë kompanitë dhe emrat e pronarëve

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të aflatoksinës B1 (substancë kancerogjene) – Këto janë kompanitë dhe emrat e pronarëve
31/10/2026 - 11:40

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar përdorimin dhe tregtimin, si dhe ka mbikëqyrur asgjësimin e 5,560 kilogramëve misër me origjinë nga Serbia, pasi analizat laboratorike kanë...

Më shumëDetails

Dy të rinj nga Vushtrria kapen nga policia shqiptare në Morinë, kërkoheshin nga INTERPOL-i në Gjermani

Dy të rinj nga Vushtrria kapen nga policia shqiptare në Morinë, kërkoheshin nga INTERPOL-i në Gjermani
31/10/2026 - 11:15

Dy të rinj nga Kosova janë arrestuar në Morinë, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane. Blutë bëjnë me dije se ata ishin dënuar me nga...

Më shumëDetails

Sefer Isufi emërohet Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Kosovës

Sefer Isufi emërohet Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Kosovës
31/10/2026 - 11:01

Sefer Isufi është emëruar Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Isufi përmes një postimi në facebook, ku...

Më shumëDetails

“Ajo nuk ka qenë veç një emër në lajme”

“Ajo nuk ka qenë veç një emër në lajme”
31/10/2026 - 10:47

Fundi i jetës së një gruaje, për familjet e tyre shënon fillimin e një jete të ndryshuar përgjithmonë. Milihate Cokli, nëna e Erona Coklit të vrarë nga ish-bashkëshorti...

Më shumëDetails

Vidhen mbi 100 armë nga një depo në Gjakovë

Vidhen mbi 100 armë nga një depo në Gjakovë
31/10/2026 - 09:35

Policia ka njoftuar se mbi 100 armë zjarri janë vjedhur nga një depo në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë. Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës më 30...

Më shumëDetails

Inflacioni 7.8% për muajin shtator, ekonomistët kërkojnë masa urgjente për qytetarët dhe bizneset

Inflacioni 7.8% për muajin shtator, ekonomistët kërkojnë masa urgjente për qytetarët dhe bizneset
31/10/2026 - 09:07

Rritja e vazhdueshme e çmimeve po rëndon më shumë jetën e qytetarëve dhe po vështirëson punën e bizneseve në Kosovë, ndërsa pritjet për një lehtësim të shpejtë të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kishte telashe me ish-bashkëshortin, Akil Gjakova- pjesë e protestës në Pejë edhe Suela Muminoviq

    Kishte telashe me ish-bashkëshortin, Akil Gjakova- pjesë e protestës në Pejë edhe Suela Muminoviq

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vidhen mbi 100 armë nga një depo në Gjakovë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dy të arrestuarit në Prishtinë ishin të dënuar me burgim të përjetshëm

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • FIT-i arreston në Prishtinë dy persona me rrezikshmëri të lartë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Neziri i LDK-së godet bashkëpartiakët: “Ju dy keni shkuar te Fatoni dhe i jeni vënë pas si qengjat”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë