Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të aflatoksinës B1 (substancë kancerogjene) – Këto janë kompanitë dhe emrat e pronarëve

31/10/2026 - 11:40
në Kryesore, Lajme
A A
AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të aflatoksinës B1 (substancë kancerogjene) – Këto janë kompanitë dhe emrat e pronarëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar përdorimin dhe tregtimin, si dhe ka mbikëqyrur asgjësimin e 5,560 kilogramëve misër me origjinë nga Serbia, pasi analizat laboratorike kanë konfirmuar se përmbajtja e aflatoksinës B1 ishte mbi kufijtë maksimalë të lejuar.

Sipas njoftimit të AUV-së, masat janë ndërmarrë ndaj tri subjekteve ekonomike, në të cilat më 29 tetor 2026 është realizuar asgjësimi i misrit nën mbikëqyrjen e inspektorëve të këtij institucioni.

Kompanive që është asgjësuar misri janë:

a) Agro Com Sh.P.K. – Fushë Kosovë me pronar shtetasin e Shqipërisë Roland Hysa.

b) Thermo-1 Sh.P.K. – Prugoc të Prishtinës me pronarë Shefki dhe Fitim Hyseni me nga 50% të aksioneve.

c) NTP “Te Hysi” – Shtime me pronar Hysni Krasniqi.

Komunikata e AUV:

AUV asgjëson 5.56 tonë misër me përmbajtje të Aflatoksinës B1 mbi kufijtë e lejuar

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në kuadër të kontrolleve zyrtare për sigurinë e ushqimit dhe ushqimit për kafshë, ka ndaluar përdorimin dhe tregtimin dhe ka mbikëqyrur asgjësimin e 5,560 kilogramëve misër me origjinë nga Serbia, pasi analizat laboratorike kanë konfirmuar përmbajtje të Aflatoksinës B1 mbi kufijtë maksimalë të lejuar.
Masat janë ndërmarrë ndaj tri subjekteve ekonomike: Agro Com Sh.P.K. në Fushë Kosovë, ku janë asgjësuar 3,270 kg misër; Thermo-1 Sh.P.K. në Prugoc të Prishtinës, ku janë asgjësuar 1,040 kg; dhe NTP “Te Hysi” në Shtime, ku janë asgjësuar 1,250 kg. Asgjësimi është realizuar më 29 tetor 2026, nën mbikëqyrjen e inspektorëve të AUV-së.
Aflatoksina B1 (AFB1) është një toksinë e prodhuar nga disa lloje myqesh, e cila mund të kontaminojë drithërat, veçanërisht misrin. Ekspozimi i zgjatur ndaj saj mund të shkaktojë dëmtime të mëlçisë dhe të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit. Përmes ushqimit të kontaminuar për kafshë, ajo mund të shndërrohet në

Aflatoksinë M1 dhe të kalojë në qumësht, duke paraqitur rrezik potencial për shëndetin e konsumatorëve.

AUV u bën thirrje fermerëve, prodhuesve dhe tregtarëve të ushqimit për kafshë që të sigurojnë origjinën dhe gjurmueshmërinë e produkteve, të zbatojnë kushtet e duhura të ruajtjes dhe të mos përdorin apo tregtojnë misër për të cilin është konstatuar tejkalim i kufijve të lejuar të Aflatoksinës B1.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe AUV do të vazhdojnë kontrollet zyrtare, analizat laboratorike dhe ndërmarrjen e masave për parandalimin e qarkullimit të produkteve që paraqesin rrezik për shëndetin e njerëzve dhe kafshëve.
Siguria e ushqimit për kafshë është pjesë thelbësore e mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve dhe sigurisë së të gjithë zinxhirit ushqimor.

Cilat janë rreziet nga aflatoksina B1 mbi limit në misër?

Aflatoksina është një toksinë natyrore që prodhohet nga kërpudhat Aspergillus flavus dhe Aspergillus parasiticus, të cilat mund të kontaminojnë misrin dhe drithëra të tjera kur rriten në kushte të ngrohta dhe të lagështa. Kur aflatoksina ndodhet mbi nivelin e lejuar në misër, ajo paraqet rreziqe serioze për shëndetin e njeriut dhe kafshëve.

Rreziqet kryesore për shëndetin e njeriut:

  1. Kancer i mëlçisë (hepatokarcinomë)
    • Aflatoksina B1 është kancerogjene (Grupi 1 sipas IARC – “kancerogjen për njerëzit”).
    • Rreziku rritet shumë te personat me infeksion kronik me virusin e hepatitit B.
  2. Toksiciteti akut (helmim akut me aflatoksinë)
    • Dozat shumë të larta mund të shkaktojnë dëmtime të rënda të mëlçisë, insuficiencë hepatike, dhe vdekje.
    • Simptomat përfshijnë: të përziera, të vjella, dhimbje barku, verdhëz, dhe probleme me koagulimin e gjakut.
  3. Dëmtim i sistemit imunitar
    • Ul aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet.
  4. Rritje e rrezikut të kequshqyerjes te fëmijët
    • Lidhet me rritje të vonuar dhe ulje të masës trupore te fëmijët në vendet në zhvillim.
  5. Defekte në lindje dhe probleme të zhvillimit
    • Ekspozimi i nënave shtatzëna mund të ndikojë në zhvillimin e fetusit.

Nëse aflatoksina B1 është mbi limitin e lejuar në misër, dhe ky misër përdoret për ushqim të kafshëve, cilat janë rreziqet?

Nëse misri është i kontaminuar me aflatoksinë B1 mbi kufirin e lejuar dhe përdoret për ushqim të kafshëve, ka rreziqe serioze që aflatoksina të kalojë zinxhirin ushqimor dhe të përfundojë në produktet shtazore që konsumohen nga njerëzit – si mishi, qumështi dhe produktet e tij (djathë, kos etj.).

 Rreziqet kryesore për konsumatorin njerëzor janë:

1. Aflatoksina M1 në qumësht dhe produktet e tij

  • Aflatoksina B1 metabolizohet në trupin e lopës dhe konvertohet në aflatoksinë M1, e cila ekskretohet në qumësht.
  • Aflatoksina M1 është gjithashtu kancerogjene (IARC: Grupi 2B – “kancerogjene e mundshme për njerëzit”).
  • Produktet e përpunuara si djathi, kosi apo gjalpi mund të përmbajnë gjithashtu aflatoksinë M1, megjithëse në përqendrime më të ulëta.

2. Rreziqet nga konsumimi i mishit

  • Tek mishi, aflatoksinat akumulohen shumë më pak sesa në qumësht, por megjithatë, mbetje të vogla mund të gjenden në mëlçi, veshka dhe indet yndyrore.
  • Kjo është veçanërisht problematike te shpendët dhe derrat, ku mëlçitë dhe organet e brendshme konsumohen drejtpërdrejt nga njerëzit.

JU REKOMANDOJMË

Aleanca: Profile të rreme në Facebook po bëjnë thirrje për vrasjen e Ramush dhe Daut Haradinajt, provat i janë dorëzuar Policisë

Aleanca: Profile të rreme në Facebook po bëjnë thirrje për vrasjen e Ramush dhe Daut Haradinajt, provat i janë dorëzuar Policisë
31/10/2026 - 11:27

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ndaj një fushate të organizuar në rrjetet sociale, e cila, sipas tij, ka eskaluar deri në kërcënime të hapura me jetë...

Më shumëDetails

Dy të rinj nga Vushtrria kapen nga policia shqiptare në Morinë, kërkoheshin nga INTERPOL-i në Gjermani

Dy të rinj nga Vushtrria kapen nga policia shqiptare në Morinë, kërkoheshin nga INTERPOL-i në Gjermani
31/10/2026 - 11:15

Dy të rinj nga Kosova janë arrestuar në Morinë, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane. Blutë bëjnë me dije se ata ishin dënuar me nga...

Më shumëDetails

Sefer Isufi emërohet Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Kosovës

Sefer Isufi emërohet Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Kosovës
31/10/2026 - 11:01

Sefer Isufi është emëruar Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Isufi përmes një postimi në facebook, ku...

Më shumëDetails

“Ajo nuk ka qenë veç një emër në lajme”

“Ajo nuk ka qenë veç një emër në lajme”
31/10/2026 - 10:47

Fundi i jetës së një gruaje, për familjet e tyre shënon fillimin e një jete të ndryshuar përgjithmonë. Milihate Cokli, nëna e Erona Coklit të vrarë nga ish-bashkëshorti...

Më shumëDetails

Vidhen mbi 100 armë nga një depo në Gjakovë

Vidhen mbi 100 armë nga një depo në Gjakovë
31/10/2026 - 09:35

Policia ka njoftuar se mbi 100 armë zjarri janë vjedhur nga një depo në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë. Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës më 30...

Më shumëDetails

Inflacioni 7.8% për muajin shtator, ekonomistët kërkojnë masa urgjente për qytetarët dhe bizneset

Inflacioni 7.8% për muajin shtator, ekonomistët kërkojnë masa urgjente për qytetarët dhe bizneset
31/10/2026 - 09:07

Rritja e vazhdueshme e çmimeve po rëndon më shumë jetën e qytetarëve dhe po vështirëson punën e bizneseve në Kosovë, ndërsa pritjet për një lehtësim të shpejtë të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vidhen mbi 100 armë nga një depo në Gjakovë

    Vidhen mbi 100 armë nga një depo në Gjakovë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kishte telashe me ish-bashkëshortin, Akil Gjakova- pjesë e protestës në Pejë edhe Suela Muminoviq

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dy të arrestuarit në Prishtinë ishin të dënuar me burgim të përjetshëm

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • FIT-i arreston në Prishtinë dy persona me rrezikshmëri të lartë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Neziri i LDK-së godet bashkëpartiakët: “Ju dy keni shkuar te Fatoni dhe i jeni vënë pas si qengjat”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë