Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Analisti Qorolli bën thirrje për protestë nesër për zbardhjen e rastit të Astrit Deharit

31/10/2026 - 21:23
në Lajme
A A
Analisti Qorolli bën thirrje për protestë nesër për zbardhjen e rastit të Astrit Deharit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti politik Adem Qorolli ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e nesërme kundër Albin Kurtit, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Ai ka renditur një sërë arsyesh për protestë, në mesin e tyre për zbardhjen e rastit të Astrit Deharit.

Ai ka thënë se Kosova është e qytetarëve e jo pronë e ndokujt.

Postimi i plotë:

PROTESTO NESËR!

Protesto nesër për zbardhjen e rastit Dehari!

Protesto nesër kundër luftës së qeverisë ndaj veteranëve dhe kundër atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë e Kosovës!

Protesto nesër kundër pensionit prej 150 eurosh, pensionit të turpit dhe lëmoshës që po u jepet pensionistëve nga qeveria!

Protesto nesër për djemtë dhe vajzat që po na ikin në gurbet, për mbi 200.000 qytetarë që kanë braktisur vendin dhe për familjet që po ndahen çdo ditë!

Protesto nesër për shkollat pa nxënës dhe çerdhet pa fëmijë!

Protesto nesër për shëndetësinë, ushtrinë dhe policinë, për mungesën e sigurimit shëndetësor, për mungesën e uniformave, për kushtet e rënda të punës dhe pagat e ulëta!

Protesto nesër për punëtorët që humbin jetën në vendin e punës, ndërsa përgjegjësit vazhdojnë të heshtin dhe askush nuk jep llogari!

Protesto nesër për gratë dhe vajzat që po vriten, për dështimin e institucioneve për t’i mbrojtur ato dhe për një shtet që duhet të mbajë përgjegjësi për çdo jetë të humbur!

Protesto nesër kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të parasë publike!

Protesto nesër kundër tarifave të larta të energjisë elektrike, kur e dimë se Kosova fle mbi thëngjill!

Protesto nesër kundër çmimeve të larta dhe kostos së papërballueshme të jetesës!

Protesto nesër për drejtësinë, për gjykata, prokurori dhe polici të pavarura, pa ndërhyrje politike dhe pa ndikimin e pushtetit si ajo e Dejona Mihajloviq

Protesto për dinjitetin, për drejtësinë, për familjen, për punëtorin, për veteranin, për pensionistin dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë!

KOSOVA NUK ËSHTË PRONË E ASKUSHIT! KOSOVA ËSHTË E QYTETARËVE TË SAJ!

JU REKOMANDOJMË

Nismë individuale: I riu nga Fushë Kosova pret mbështetjen e qytetarëve në protestën e nesërme kundër Albin Kurtit

Nismë individuale: I riu nga Fushë Kosova pret mbështetjen e qytetarëve në protestën e nesërme kundër Albin Kurtit
31/10/2026 - 22:43

Nesër, më 1 nëntor, nga ora 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është paralajmëruar mbajtja e një proteste me kërkesë dorëheqjen e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Kjo...

Më shumëDetails

Berisha thirrje qytetarëve dhe partive politike t’i bashkohen protestës studentore

Berisha thirrje qytetarëve dhe partive politike t’i bashkohen protestës studentore
31/10/2026 - 22:33

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar të gjithë qytetarët dhe partitë politike që të bashkohen në protestën studentore, duke përsëritur dhe një herë thirrjen dhe qëllimin...

Më shumëDetails

FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor

FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor
31/10/2026 - 22:15

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë aktivitete dhe ushtrime ushtarake në zonën e fshatrave Koliq dhe Keqekollë, nga 30 tetori deri më 2 nëntor 2026....

Më shumëDetails

Policia realizon kontrolle në Zubin Potok, në një hambar në Kleçke sekuestron disa armë dhe fishekë, s’ka të arrestuar

Policia realizon kontrolle në Zubin Potok, në një hambar në Kleçke sekuestron disa armë dhe fishekë, s’ka të arrestuar
31/10/2026 - 22:04

Policia e Kosovës, ka njoftuar se, sot kanë kontroll në një hambar në fshatin Kleçke, në komunën e Zubin Potokut, ku kanë gjetur dhe sekuestruar armë ilegale. Në...

Më shumëDetails

Bajrami: Kemi rrëshqitur në parti-shtet, Buxheti i shtetit ‘kaloi’ filtrin në VV pastaj në Qeveri, për Kurtin partia s’pyet për ligj

Bajrami: Kemi rrëshqitur në parti-shtet, Buxheti i shtetit ‘kaloi’ filtrin në VV pastaj në Qeveri, për Kurtin partia s’pyet për ligj
31/10/2026 - 21:54

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Qeveria është e obliguar që Projektligjin për Buxhetin...

Më shumëDetails

Serbia ia mbyll bankën biznesmenit të afërt me Vuçiqin, dyshime për transferimin e 50 milionë eurove jashtë vendit

Serbia ia mbyll bankën biznesmenit të afërt me Vuçiqin, dyshime për transferimin e 50 milionë eurove jashtë vendit
31/10/2026 - 21:33

Banka Kombëtare e Serbisë (NBS) ia ka revokuar licencën e operimit ALTA Bankës në Beograd, në pronësi të biznesmenit Davor Macura, i cili raportohet se ka lidhje të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Vidhen mbi 100 armë nga një depo në Gjakovë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Dyshohet se po përgatisnin sulm terr’orist, një kosovar në mesin e grupit që po e hetojnë autoritetet gjermane

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Këta janë 21 banorët e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë