Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajrami: Kemi rrëshqitur në parti-shtet, Buxheti i shtetit ‘kaloi’ filtrin në VV pastaj në Qeveri, për Kurtin partia s’pyet për ligj

31/10/2026 - 21:54
në Lajme
A A
Bajrami: Kemi rrëshqitur në parti-shtet, Buxheti i shtetit ‘kaloi’ filtrin në VV pastaj në Qeveri, për Kurtin partia s’pyet për ligj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Qeveria është e obliguar që Projektligjin për Buxhetin t’ia dorëzojë Kuvendit jo më vonë se më 31 tetor.

Porse, ka shtuar Bajrami, sot, që është 31 tetori, Projektligji për Buxhetin e vitit 2027 ende nuk është miratuar në Qeveri.

‘’ Kryeministri Kurti paska paralajmëru në Këshillin e Përgjithshëm të partisë së tij se buxhetin do ta miratojë të hënën, më 2 nëntor. Vitin e kaluar, pikërisht më 31 tetor, Kurti mburrej se po e miratonte buxhetin brenda afatit ligjor. Sivjet, paska vendosë me mburrje me e shkelë edhe këtë afat. Por, meqë tashmë veç kemi rrëshqitur në parti-shtet, buxheti i Republikës  fillimisht ”kaloj” filtrin e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, pastaj do të miratohet në Qeveri dhe pas çdo afati ligjor do t’i dërgohet Kuvendit’’, ka shkruar ajo mes tjerash.

Bajrami, ka shtuar edhe se, sipas saj, për Albin Kurtin ‘’partia s’pyet për ligj e afate ligjore, partia e përcakton rendin e  gjerave’’.

Postimi i plotë:

Buxheti i shtetit, së pari në parti e pastaj në institucione?!

Sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Qeveria është e obliguar që Projektligjin për Buxhetin t’ia dorëzojë Kuvendit jo më vonë se më 31 tetor.

Sot është 31 tetori, por Projektligji për Buxhetin e vitit 2027 ende nuk është miratuar në Qeveri. Kryeministri Kurti paska paralajmëru në Këshillin e Përgjithshëm të partisë së tij se buxhetin do ta miratojë të hënën, më 2 nëntor.

Vitin e kaluar, pikërisht më 31 tetor, Kurti mburrej se po e miratonte buxhetin brenda afatit ligjor. Sivjet, paska vendosë me mburrje me e shkelë edhe këtë afat.

Por, meqë tashmë veç kemi rrëshqitur në parti-shtet, buxheti i Republikës  fillimisht ”kaloj” filtrin e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, pastaj do të miratohet në Qeveri dhe pas çdo afati ligjor do t’i dërgohet Kuvendit.

Ligji e përcakton rendin e institucioneve, por për Albin Kurtin partia s’pyet për ligj e afate ligjore, partia e përcakton rendin e  gjerave.

Ndërsa për mbi 1 miliard eurot e paralajmëruara për investime kapitale do të flasim pasi ta shohim projektbuxhetin.

Me gjasë, kësaj radhe janë paraparë edhe paratë për kompaninë ndërkombëtare që Dimali ka planifiku me e angazhu për t’ia treguar sasinë dhe cilësinë e punimeve në Autostradën e Gjilanit, pasi janë shpenzuar rreth 80 milionë euro e rruga ende nuk ka përfunduar, si dhe për projektet e tjera rrugore që qeveria e LVV-së nuk po arrin t’i përfundojë assesi tash e gjashtë vjet.

Një gjë është me i nda 1 miliard euro në letër, e krejt tjetër me i shndërru ato në rrugë, shkolla, spitale e projekte të përfunduara.

Qytetarëve nuk u duhen miliarda në konferenca e mbledhje partiake. U duhen rezultate!

Qytetarëve u duhet siguri fizike e juridike, respektim i ligjit nga krerët e shtetit, sepse nëse Qeveria nuk i respekton ligjet dhe afatet ligjore, qysh ka me kërku këtë prej vartësve të vet?

Buxheti është i shtetit/qytetarëve, jo i partisë. Ligji dhe afatet ligjore vlejnë dhe duhet të respektohen edhe nga qeveritarët.

Askush mbi Ligjin!

Pëgjegjësi!

JU REKOMANDOJMË

Nismë individuale: I riu nga Fushë Kosova pret mbështetjen e qytetarëve në protestën e nesërme kundër Albin Kurtit

Nismë individuale: I riu nga Fushë Kosova pret mbështetjen e qytetarëve në protestën e nesërme kundër Albin Kurtit
31/10/2026 - 22:43

Nesër, më 1 nëntor, nga ora 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është paralajmëruar mbajtja e një proteste me kërkesë dorëheqjen e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Kjo...

Më shumëDetails

Berisha thirrje qytetarëve dhe partive politike t’i bashkohen protestës studentore

Berisha thirrje qytetarëve dhe partive politike t’i bashkohen protestës studentore
31/10/2026 - 22:33

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar të gjithë qytetarët dhe partitë politike që të bashkohen në protestën studentore, duke përsëritur dhe një herë thirrjen dhe qëllimin...

Më shumëDetails

FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor

FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor
31/10/2026 - 22:15

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë aktivitete dhe ushtrime ushtarake në zonën e fshatrave Koliq dhe Keqekollë, nga 30 tetori deri më 2 nëntor 2026....

Më shumëDetails

Policia realizon kontrolle në Zubin Potok, në një hambar në Kleçke sekuestron disa armë dhe fishekë, s’ka të arrestuar

Policia realizon kontrolle në Zubin Potok, në një hambar në Kleçke sekuestron disa armë dhe fishekë, s’ka të arrestuar
31/10/2026 - 22:04

Policia e Kosovës, ka njoftuar se, sot kanë kontroll në një hambar në fshatin Kleçke, në komunën e Zubin Potokut, ku kanë gjetur dhe sekuestruar armë ilegale. Në...

Më shumëDetails

Serbia ia mbyll bankën biznesmenit të afërt me Vuçiqin, dyshime për transferimin e 50 milionë eurove jashtë vendit

Serbia ia mbyll bankën biznesmenit të afërt me Vuçiqin, dyshime për transferimin e 50 milionë eurove jashtë vendit
31/10/2026 - 21:33

Banka Kombëtare e Serbisë (NBS) ia ka revokuar licencën e operimit ALTA Bankës në Beograd, në pronësi të biznesmenit Davor Macura, i cili raportohet se ka lidhje të...

Më shumëDetails

Analisti Qorolli bën thirrje për protestë nesër për zbardhjen e rastit të Astrit Deharit

Analisti Qorolli bën thirrje për protestë nesër për zbardhjen e rastit të Astrit Deharit
31/10/2026 - 21:23

Analisti politik Adem Qorolli ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e nesërme kundër Albin Kurtit, raporton Gazeta Online Veriu.info. Ai ka renditur një sërë arsyesh për protestë,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Vidhen mbi 100 armë nga një depo në Gjakovë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Dyshohet se po përgatisnin sulm terr’orist, një kosovar në mesin e grupit që po e hetojnë autoritetet gjermane

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 21 banorët e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë