Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Policia realizon kontrolle në Zubin Potok, në një hambar në Kleçke sekuestron disa armë dhe fishekë, s’ka të arrestuar

31/10/2026 - 22:04
në Lajme
A A
Policia realizon kontrolle në Zubin Potok, në një hambar në Kleçke sekuestron disa armë dhe fishekë, s’ka të arrestuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës, ka njoftuar se, sot kanë kontroll në një hambar në fshatin Kleçke, në komunën e Zubin Potokut, ku kanë gjetur dhe sekuestruar armë ilegale.

Në njoftim shtohet se mes armëve të sekuestruara janë, pushkë gjuetie, armë automatike, revole dhe fishekë.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin, deri në këtë fazë nuk ka persona të arrestuar.

Njoftimi i plotë:

Informacionet e qytetarëve çojnë në sekuestrimin e armëve ilegale në Zubin Potok

Mitrovicë veri 31.10.2026

Bashkëpunimi dhe besimi i qytetarëve në Policinë e Kosovës po vazhdonë të jap rezultate konkrete në identifikimin dhe sekuestrimin e armëve ilegale. Falë informacioneve të ofruara nga qytetarët, sot, më 31.10.2026, Policia e Kosovës ka realizuar një tjetër operacion të suksesshëm në veri të vendit.

Gjatë komunikimit të vazhdueshëm me qytetarët, zyrtarët policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri kanë pranuar informacione lidhur me dyshimet se në një lokacion në komunën e Zubin Potokut mund të ketë armë dhe mjete të tjera ilegale.

Pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke realizuar kontroll në një hambar në fshatin Kleçke, në komunën e Zubin Potokut.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar:

• 1 pushkë gjuetie;

• 1 pushkë gjuetie gjysmëautomatike;

• 1 armë automatike;

• 1 pushkë gjuetie dytytëshe;

• 1 revole (TT) me një karikator të zbrazët;

• 33 fishekë për armë të gjata;

• 1 këllëf me optikë për armë të gjatë;

• 2 karikatorë të zbrazët për armë të gjata.

Lidhur me rastin, deri në këtë fazë nuk ka persona të arrestuar.

Të gjitha veprimet policore i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e treguar, duke i inkurajuar që edhe më tej të bashkëpunojnë dhe të ofrojnë informacione që kontribuojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Çdo informacion lidhur me raste të dyshimta mund të raportohet në numrin emergjent 192.

JU REKOMANDOJMË

Nismë individuale: I riu nga Fushë Kosova pret mbështetjen e qytetarëve në protestën e nesërme kundër Albin Kurtit

Nismë individuale: I riu nga Fushë Kosova pret mbështetjen e qytetarëve në protestën e nesërme kundër Albin Kurtit
31/10/2026 - 22:43

Nesër, më 1 nëntor, nga ora 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është paralajmëruar mbajtja e një proteste me kërkesë dorëheqjen e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Kjo...

Më shumëDetails

Berisha thirrje qytetarëve dhe partive politike t’i bashkohen protestës studentore

Berisha thirrje qytetarëve dhe partive politike t’i bashkohen protestës studentore
31/10/2026 - 22:33

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar të gjithë qytetarët dhe partitë politike që të bashkohen në protestën studentore, duke përsëritur dhe një herë thirrjen dhe qëllimin...

Më shumëDetails

FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor

FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor
31/10/2026 - 22:15

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë aktivitete dhe ushtrime ushtarake në zonën e fshatrave Koliq dhe Keqekollë, nga 30 tetori deri më 2 nëntor 2026....

Më shumëDetails

Bajrami: Kemi rrëshqitur në parti-shtet, Buxheti i shtetit ‘kaloi’ filtrin në VV pastaj në Qeveri, për Kurtin partia s’pyet për ligj

Bajrami: Kemi rrëshqitur në parti-shtet, Buxheti i shtetit ‘kaloi’ filtrin në VV pastaj në Qeveri, për Kurtin partia s’pyet për ligj
31/10/2026 - 21:54

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Qeveria është e obliguar që Projektligjin për Buxhetin...

Më shumëDetails

Serbia ia mbyll bankën biznesmenit të afërt me Vuçiqin, dyshime për transferimin e 50 milionë eurove jashtë vendit

Serbia ia mbyll bankën biznesmenit të afërt me Vuçiqin, dyshime për transferimin e 50 milionë eurove jashtë vendit
31/10/2026 - 21:33

Banka Kombëtare e Serbisë (NBS) ia ka revokuar licencën e operimit ALTA Bankës në Beograd, në pronësi të biznesmenit Davor Macura, i cili raportohet se ka lidhje të...

Më shumëDetails

Analisti Qorolli bën thirrje për protestë nesër për zbardhjen e rastit të Astrit Deharit

Analisti Qorolli bën thirrje për protestë nesër për zbardhjen e rastit të Astrit Deharit
31/10/2026 - 21:23

Analisti politik Adem Qorolli ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e nesërme kundër Albin Kurtit, raporton Gazeta Online Veriu.info. Ai ka renditur një sërë arsyesh për protestë,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Vidhen mbi 100 armë nga një depo në Gjakovë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Dyshohet se po përgatisnin sulm terr’orist, një kosovar në mesin e grupit që po e hetojnë autoritetet gjermane

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dy të arrestuarit në Prishtinë ishin të dënuar me burgim të përjetshëm

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë