Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

AUV ia ndalon hyrjen e 1 mijë kg patatinave STIZA të kompanisë së Tarashajt – Përmbanin nivel të lartë të substancës kimike me potencial kancerogjen

02/11/2026 - 15:05
në Kryesore, Lajme
A A
AUV ia ndalon hyrjen e 1 mijë kg patatinave STIZA të kompanisë së Tarashajt – Përmbanin nivel të lartë të substancës kimike me potencial kancerogjen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka ndaluar në kufi hyrjen në Kosovë të mbi 1 mijë kilogramë patatina STIZA Paprika për shkak të rrezikut të lartë të akrilamidit.

Bëhet e ditur se kjo sasi e patatinave me nivel të lartë të akrilamidit ka qenë duke u importuar në Kosovë nga kompania e Prizrenit BEST BT SH.P.K., ku siç mëson Veriu.info, pronar i kësaj kompanie është biznesmeni Besim Tarashaj.

Akrilamidi është një substancë kimike që formohet natyrshëm në disa ushqime gjatë përpunimit në temperatura të larta, veçanërisht gjatë skuqjes, pjekjes dhe fërgimit.

Ndryshe, niveli i lartë i akrilamidit në patatina paraqet rrezik potencial për shëndetin e njeriut, veçanërisht në rastet e ekspozimit të përsëritur dhe afatgjatë. Sipas vlerësimeve shkencore, kjo substancë ka potencial kancerogjen dhe gjenotoksik, pasi mund të shkaktojë dëmtime të ADN-së. Ekspozimi ndaj niveleve të larta të akrilamidit lidhet gjithashtu me efekte të dëmshme në sistemin nervor dhe në zhvillimin e organizmit, raporton Veriu.info.

Patatinat STIZA prodhohen në Maqedoninë e Veriut, nga kompania Prehrambena Industrija STIZA DOOEL, me seli në Manastir.

Komunikata e AUV:

AUV ndalon hyrjen e 1,068 kg patatinave STIZA Paprika për shkak të nivelit të lartë të akrilamidit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), gjatë kontrolleve zyrtare në kufi, ka ndaluar hyrjen në Republikën e Kosovës të 1,068 kg patatina “STIZA Potato Chips Paprika”, LOT 909073, të importuara nga kompania BEST BT SH.P.K., Prizren, për shkak të konstatimit të nivelit të akrilamidit mbi vlerat referente të përdorura gjatë kontrollit laboratorik.

Bazuar në rezultatet e analizave laboratorike, sipas raportit nr. 4397/2026, Inspektorati Fitosanitar Kufitar i AUV-së, më 23 tetor 2026, ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes dhe kthimin e ngarkesës, duke parandaluar vendosjen e saj në tregun e Kosovës.

Akrilamidi është substancë kimike që mund të formohet gjatë përpunimit të ushqimeve të pasura me niseshte në temperatura të larta, veçanërisht gjatë skuqjes dhe pjekjes. Sipas Autoritetit Evropian për Sigurinë Ushqimore (EFSA), ekspozimi afatgjatë ndaj akrilamidit përmes ushqimit përbën shqetësim për shëndetin publik për shkak të potencialit të tij kancerogjen.

AUV thekson se masa e ndërmarrë i referohet ngarkesës së identifikuar me LOT 909073 dhe vazhdon kontrollet zyrtare për të parandaluar hyrjen në treg të produkteve që nuk përmbushin kërkesat e sigurisë ushqimore, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

JU REKOMANDOJMË

“Bonu i fortë”, një familjare shkoi te Gjykata e Gjilanit për t’i dhënë kurajo 65-vjeçarit që dyshohet për vrasje të rëndë

“Bonu i fortë”, një familjare shkoi te Gjykata e Gjilanit për t’i dhënë kurajo 65-vjeçarit që dyshohet për vrasje të rëndë
02/11/2026 - 15:50

Pasi doli para Gjykatës Themelore në Gjilan një ditë pasi u arrestua për vrasje të rëndë në fshatin Demiraj, një familjare iu afrua 65-vjeçarit me inicialet B.D., për...

Më shumëDetails

Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij
02/11/2026 - 15:38

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me rastin e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku u gjetën të vdekur një 27-vjeçar dhe vajza e tij...

Më shumëDetails

Biografia e panjohur e Enver Hoxhës: Dokumentet që nuk u botuan kurrë

Biografia e panjohur e Enver Hoxhës: Dokumentet që nuk u botuan kurrë
02/11/2026 - 15:24

Gjatë periudhës së regjimit komunist, Shqipëria nuk botoi kurrë një biografi zyrtare të plotë për Enver Hoxhën, pavarësisht se ai la pas një seri veprash me rreth 80...

Më shumëDetails

Ndërron jetë imami kosovar

Dyshimet për keqpërdorim të parave, BIK thërret konferencë për media
02/11/2026 - 15:04

Sot, pas një sëmundjeje të rëndë ndërroi jetë mulla Muhamed ef. Neziri, ish-imam në fshatin Dobrajë e Madhe në Lipjan dhe njëherë ish-sekretar i Këshillit të Bashkësisë Islame...

Më shumëDetails

I dyshuari për vrasjen e djalit dhe mbesës në Demiraj të Gjilanit del para Gjykatës

I dyshuari për vrasjen e djalit dhe mbesës në Demiraj të Gjilanit del para Gjykatës
02/11/2026 - 14:38

Në Gjykatën Themelore në Gjilan po mbahet seanca e parë shqyrtuese në rastin e vrasjes së rëndë të 27 vjeçarit dhe foshnjes së tij, në Demiraj të Gjilanit....

Më shumëDetails

Shiroka Pula dhe kryeministri Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut

Shiroka Pula dhe kryeministri Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut
02/11/2026 - 14:19

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti, ka bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Velani, me rastin e 37-vjetorit të rënies së...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin

    Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • IHMK paralajmëron shi e borë në Kosovë, temperaturat zbresin deri në -1 gradë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë 21 banorët e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Valdrina bëhet “hor”, ngatërron Valdetin me një banor të BBVK

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë