Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ministria e Albulena Haxhiut gradon të afërm e njerëz të Vetëvendosjes në Shërbimin Korrektues të Kosovës

15/09/2022 - 19:05
në Kryesore, Lajme
A A
Pas shkarkimit të Liljana Stevanoviqit, Haxhiu: Gjyqtarët e Mitrovicës nuk mund të tallen me institucionet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje po e dëshmon se po aplikon suksesshëm metodën ‘Pronto’ të punësimeve e gradimeve. Edhe pse dikur shanin aferën ‘Pronto’ dhe erdhën në pushtet duke premtuar për një qeverisje me duar te pastra e meritokraci, duket se kjo i takoi vetëm kohës së fushatës, ndërkaq në realitet po veprojnë njësoj.

Një ndër institucionet ku po aplikohet kjo metodë është ministria që e udhëheqë Albulena Haxhiu. Ministria e Drejtësisë po e mbush me të madhe Shërbimin Korrektues të Kosovës me militantë e familjarë.

Përveç punësimeve familjare në këtë institucion, edhe shumë aktivistë kanë arritur të gradohen, të zënë vendet e para në pozita të ndryshme.

Sinjalizues të Sinjalit kanë thënë se Ministria e Drejtësisë, po e politizon SHKK-në çdo ditë përmes personave që ka caktuar si “zëvendësues” në pozita të ndryshme, me qëllim të shantazhit dhe detyrimit për të kryer punë për interesa të ngushta të VV-së.

Vetëm në konkursin e fundit për gradime, Gazeta Sinjali ka pranuar një sërë ankesash dhe sinjalizime se i gjithë procesi ka qenë i ndikuar dhe manipuluar nga Ministria e Drejtësisë.

Kush janë personat që u graduan dhe janë të afërt me partinë në pushtet:

Procesi i gradimeve, në konkursin e fundit, sipas sinjalizuesve është bërë përmes zëvendësuesve që janë duke udhëhequr me Shërbimin Korrektues të Kosovës, por që sipas kontratave kanë pozita të tjera. Kjo është konfirmuar edhe nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

I pari ndër ta është Sami Gashi, i cili sipas kontratës është drejtor në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, ndërsa momentalisht është zëvendësues i drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së.

Pas tij është Ismail Dibrani, që tani ështrë në pozitën e zëvendësuesit të zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm, por sipas kontratës  është drejtor në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Dibrani që tash ka një pozitë goxha të lartë shihet se ka afërsi me ministren Albulena Haxhiu, me të cilën jo rrallëherë është parë nëpër foto, të cilët i ka publikuar vetë.

‘Besimin’ për të udhëhequr me pozita të larta, krah Gashit e Dibranit e ka fituar edhe Besar Gashi. Nga pozita që ka sipas kontratës, drejtor në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ai tashmë është zëvendësues i Drejtorit të Drejtoratit për Operativ, siguri dhe transport të Burgosurve. Sipas sinjalizuesve, Gashi nuk i plotëson as kriteret për këtë pozitë.

Emërimet e tilla në pozita të rëndësishme në Shërbimin Korrektues të Kosovës dyshohet se janë bërë me ‘porosi’ nga ministrja e Drejtësisë dhe zëvendësi i saj, Blerim Sallahu, në kundërshtim me ligjin, thonë sinjalizuesit.

Por kush vjen pas tyre?

Në mesin e zyrtarëve korrektues të graduar është edhe Ilir Nimoni, vëllai i shefit të kabinetit të Ministres së Drejtësisë, Genc Nimonit. Iliri, është i vetmi zyrtar që është graduar në Qendrën e Paraburgimit në Pejë. Sipas kontratës, Nimoni është zyrtar korrektues, por momentalisht është në pozitën e zëvendësuesit të mbikëqyrësit.

Punësimi i bashkëshortit të Vlora Limani Hajnunit, anëtares së VV-së në Lipjan

Muharrem Hajnuni është po ashtu njëri nga zyrtarët korrektues që është graduar në Qendrën e Paraburgimit për femra në Lipjan. Ai është burri i Vlora Limani – Hajnunit, e cila është një ndër transferimet e pakta në valën e dorëheqjeve të Vetëvendosjes, e cila ka kaluar nga LDK në LVV para disa ditësh.

I pari në konkursin për pozitë në Burgun e Sigurisë së Lartë ka dalë edhe një aktivist, që del të jetë goxha i afërt me pushtetarët. Bëhet fjalë për Adnan Mehmetin, i cili në shumë foto shihet me ministren Haxhiu, nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës  dhe kryetarin e Podujevës.

Gjatë procesit të rekrutimit nga zyrtari korrektues, Mehmeti ka fituar më së shumti pikë dhe është radhitur në vendin e parë dhe momentalisht është zëvendësues i mbikëqyrësit të lartë.

Në pozitën e zyrtarit korrektues janë edhe dy persona të tjerë, të afërt me pushtetin. Njëri prej tyre është Gëzim Troshupa i cili ka fituar më së shumti pikë në procesin e rekrutimit për Qendrën Korrektuese në Lipjan, ku edhe sipas kontratës është zyrtar korrektues. Në këtë pozitë është edhe aty anëtarja më e re e LVV-së, Magbule Rexhepi. Këtë të fundit nuk e ka ndaluar pozita që mban në këtë institucion publik, për t’u bërë pjesë e LVV-së.

Për këtë proces Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe Shërbimin Korrektues të Kosovës. Zëdhënësi i Florent Gashi, i ka konfirmuar informacionet për pozitat që kanë pasur dhe kanë momentalisht zyrtarët e lartpërmendur.

Në një përgjigje për Gazetën Sinjali, ai tha se në ShKK ka pasur konkurs për shumë pozita, por që proceset janë zhvilluar bazuar në rregullore.

“Procesi është zhvilluar bazuar në Rregulloren për Grada të Zyrtarëve Korrektues dhe legjislacionin përkatës ne fuqi në bazë të të cilit legjislacion, të gjithë kandidatët, i janë nënshtruar procedurave testuese (me shkrim dhe gojë). Për informatën tuaj, për 36 pozita të shpallura, kanë aplikuar 197 kandidatë.

Procesi tani është në fazën e ankesave, pas së cilës fazë, kandidatët më të suksesshëm të cilët kanë rezultuar nga procesi vlerësues  profesional dhe ligjor (në asnjë rrethanë mbi bazën e çfarëdo anëtarësie partiake etj.), pa dallim dhe  bazuar në rregullativën ligjore në fuqi, do të procedohen tutje për emërim”, tha zëdhënësi i Shërbimit Korrektues.

Për ankesat për punësime e gradime të familjarëve  e militantëve të VV-së, Ministria e Drejtësisë ka vendosur të hesht, përkundër që Sinjali ka dërguar pyetje për të marrë sqarime për procesin e zhvilluar nga SHKK.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë