Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

05/11/2026 - 13:47
në Kryesore, Lajme
A A
SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Të dhënat e gjendjes bankare dhe transaksionet e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, janë shpërndarë  nga një punonjës i Bankës “Raiffaisen”. Kështu kanë konfirmuar në një përgjigje nga Komuna e Prishtinës. Nga Komuna pretendojnë se një zyrtar i bankës në fjalë është qasur pa autorizim në llogarinë e kryetarit të Komunës, Përparim Rama.

Nga Zyra për Media e komunës së Prishtinës thonë se nga vetë banka në fjalë ua kanë konfirmuar se punonjësi në fjalë, është larguar nga puna pas ankesës së kryetarit Përparim Rama për një gjë të tillë.

“Kryetarit Rama i është konfirmuar se një punonjës i Raiffeisen Bank është qasur pa autorizim në llogarinë bankare të tij dhe ka shpërndarë të dhëna personale nga llogaria e tij. Për këtë shkelje të rëndë, kryetari Rama ka  dorëzuar ankesë zyrtare dhe ka kërkuar sqarime nga banka. Sipas Raiffeisen Bank, punonjësi i gjinisë mashkull, përgjegjës për këtë shkelje të rëndë është identifikuar dhe është larguar nga puna”, kanë thënë për Express nga Komuna e Prishtinës.

Nga Zyra për Media kanë thënë se Përparim Rama do të ndjekë edhe rrugë ligjore ndaj bankës dhe punonjësit në fjalë, i cili, sipas Komunës, është qasur në llogarinë e kryetarit dhe ka shpërndarë të dhënat bankare, përfshirë edhe transaksionet.

“Kryetari Rama do të ndjekë rrugën gjyqësore ndaj Raiffeisen Bank dhe punonjësit përgjegjës për qasjen pa autorizim në të dhënat e llogarisë së tij bankare dhe shpërndarjen e të dhënave dhe transaksioneve. Ndaj bankës do të kërkohet përgjegjësi për shkeljen e detyrimeve ligjore për ruajtjen e konfidencialitetit bankar dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Për veprimet e punonjësit do të kërkohet vlerësimi i përgjegjësisë penale sipas neneve 199 dhe 200 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kryetari do të kërkojë gjithashtu kompensim për dëmin e shkaktuar nga cenimi i privatësisë dhe dëmtimi i reputacionit të tij publik”, kanë thënë për Express nga Komuna e Prishtinës.

Nuk dihet nëse kjo ka ndërlidhje me hetimet që janë duke u zhvilluar ndaj Përparim Ramës nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Sipas Ligjit NR 08 L-304, Neni 142, pika 5.7, informacionet konfidenciale mund të mblidhen vetëm në rast se është e rëndësishme një gjë e tillë gjatë një procedure penale, parapenale dhe kur urdhërohet me shkrim nga gjykata kompetente apo organet e ndjekjes.

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu vendos fotografi të uniformave të Policisë në ulëset e ministrave: Pesë vjet po presin për pajisje të reja

Haxhiu vendos fotografi të uniformave të Policisë në ulëset e ministrave: Pesë vjet po presin për pajisje të reja
05/11/2026 - 14:37

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka ngritur shqetësimin për mungesën e uniformave të reja për zyrtarët policorë, duke thënë se ata po presin që nga viti 2021 për...

Më shumëDetails

Marta Kos pret përfaqësuesit e Listës së Studentëve, kërkon shkëputjen e Serbisë nga praktikat e vjetra

Marta Kos pret përfaqësuesit e Listës së Studentëve, kërkon shkëputjen e Serbisë nga praktikat e vjetra
05/11/2026 - 14:34

Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, u takua në Bruksel me përfaqësues të “Listës së Studentëve” – e cila fitoi zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi – duke...

Më shumëDetails

“E kam shoqe të ngushtë shefen e SHISH-it”: Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me 2 shtetas izraelitë ku flitet për Vlora Hysenin

“E kam shoqe të ngushtë shefen e SHISH-it”: Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me 2 shtetas izraelitë ku flitet për Vlora Hysenin
05/11/2026 - 14:24

Zbardhen detaje nga vendimi i Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila akuzohet se i ka ofruar ndihmë gjatë kohës...

Më shumëDetails

Kusari-Lila: Nëse nuk ulen çmimet e derivateve, do ta rikthejmë çmimin tavan

Kusari-Lila: Nëse nuk ulen çmimet e derivateve, do ta rikthejmë çmimin tavan
05/11/2026 - 14:16

Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka paralajmëruar se nëse rënia e çmimeve të derivateve në tregun botëror nuk reflektohet në tregun e Kosovës brenda pak ditëve, Qeveria do...

Më shumëDetails

Lufta po e detyron Putinin të shesë rezervat e arit të Rusisë

Lufta po e detyron Putinin të shesë rezervat e arit të Rusisë
05/11/2026 - 13:31

Rusia po vazhdon të shesë rezervat e saj të arit, në një kohë kur shpenzimet e luftës dhe deficiti buxhetor po ushtrojnë presion mbi financat e shtetit rus....

Më shumëDetails

Sulmohet gjyqtarja e Themelores në Gjilan, KGjK e dënon rëndë rastin

Sulmohet gjyqtarja e Themelores në Gjilan, KGjK e dënon rëndë rastin
05/11/2026 - 13:02

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka dënuar ashpër sulmin ndaj gjyqtares së Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Viti, Qëndresa Sejdiu, rast i cili ka ndodhur pasditen e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Tre të mitur dëshmitarë”, çfarë ndodhi në stacionin policor para se Arlinda të privohej nga jeta?

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • “Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë