Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rasti i Arlinda Zekajt, thirret protestë mbarëkombëtare për të shtunën në Prishtinë

05/11/2026 - 17:28
në Lajme
A A
Rasti i Arlinda Zekajt, thirret protestë mbarëkombëtare për të shtunën në Prishtinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka thirrur protestë mbarëkombëtare në Prishtinë, për të vazhduar kërkesat për drejtësi dhe përgjegjësi për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Kjo protestë do të mbahet nga pra 12:00 dhe do të nisë nga Katdralja “Nënë Tereza”.

Sipas njoftimit, vrasja e Arlinda Zekajt si dhe reagimi shtetëror e ka vendosur shoqërinë në një krizë dhe pasiguri shoqërore, e cila sipas kësaj organizate, mund ta kalohet vetëm më përgjegjësi shtetërore dhe garantim që jeta e grave merret seriozisht.

“Vrasja makabre e Arlindës e ka ekspozuar në mënyrë të paprecedentë të gjithë zinxhirin institucional që, kur gratë ndihen në rrezik dhe kërkojnë ndihmë, në vend se t’i mbrojë, i anashkalon dhe me duart e veta i dërgon drejt vrasjes.”, thuhet në njoftim.

Përveç kërkesave për drejtësi, kjo organizatë kërkon nga shteti që ta shpallë femicidin si urgjencë kombëtare, si zotim për të gjitha vajzat e gratë e Kosovës.

“Arlinda Zekaj na e ka lënë amanet që të kërkojmë përgjegjësi, e këtë amanet ne po e zgjasim jo veç për Arlindën dhe çdo grua të vrarë por edhe për çdo vajzë e grua të gjallë. Patriarkisë shtetërore Arlinda ia ka lëkundë themelet, tani është e jona që këtë ta çojmë deri në fund, për t’i dhënë fund njëherë e mirë dhunës së shumëfishtë ndaj vajzave e grave në Kosovë.”, thuhet tutje në njoftim.

Kjo organizatë ka renditur gjashtë kërkesa, të cilat sipas saj duhet të përmbushen.

“1. Shkarkim, ndjekje penale dhe burgim për kryeprokuroren Lumturije Vuçetaj, prokuroren e rastit Suada Rama Hamza, kryetarin e gjykatës Shemsedin Haxhiaj, gjykatësin Migjen Kastrati, ushtruesen e detyrës së drejtores së QPS-së Shpresa Lukajn, togerin Faruk Muqolli dhe çdo zyrtar/e tjetër të përfshirë; 2. Shkarkim të Donika Gërvallës dhe Xhelal Sveçlës, dorëheqjen e Gazmend Muhaxherit; 3. Trajtimin e vrasjes së grave si urgjencë kombëtare; 4. Sigurim të banimit social për të mbijetuarat e dhunës në familje; 5. Veting apartiak dhe të pavarur të sistemit të drejtësisë. 6. Legalizim të sprejit vetëmbrojtës për gra.”, është thënë në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Hetimet për dhjetëra kontrata, IPK kërkon suspendimin e drejtorit të prokurimit të Policisë së Kosovës

IPK rekomandon suspendimin e policit të trafikut në Prishtinë, po hetohet për ndihmë për kryerjen e veprës penale
05/11/2026 - 18:26

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar sot drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës suspendimin nga detyra të Drejtorit të prokurimit të Policisë së Kosovës. Në njoftim...

Më shumëDetails

Lind foshnja e parë me IVF në sektorin publik, QKUK e quan arritje historike

Lind foshnja e parë me IVF në sektorin publik, QKUK e quan arritje historike
05/11/2026 - 17:59

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar për një arritje të rëndësishme në shëndetësinë publike, pasi sot në Klinikën e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë është realizuar lindja e...

Më shumëDetails

Momenti para nisjes në Hagë para 6 vitesh, zbulohet një fotografi e Hashim Thaçit në ditën kritike

Hashim Thaçi sonte jep intervistën e fundit para vendimit të Hagës
05/11/2026 - 17:48

Bekim Çollaku, një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Hashim Thaçit, i ftuar në emisionin FRONTAL në 6 vjetorin e nisjes së ish-presidentit të Kosovës drejt Hagës, ka treguar...

Më shumëDetails

Rama thirrje studentëve: Ju pres nesër, harrojeni se e rrëzoni qeverinë

“I kam dëgjuar flamingot, por s’e kuptoj pse nuk ndahen nga sorrat” – Rama reagon për protestën në bulevard
05/11/2026 - 17:13

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog me studentët dhe protestuesit, duke njoftuar se nesër do të hapet një tjetër mundësi komunikimi përmes një platforme...

Më shumëDetails

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?
05/11/2026 - 16:50

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA ndryshuan raportin e forcave në Kongres, një zhvillim që mund të ndikojë edhe në politikën e jashtme amerikane. Por, çfarë konkretisht mund të...

Më shumëDetails

Liria ka Emër letër Parlamentit Evropian, ia parashtron disa kërkesa: Mos qëndroni vëzhgues, ushtroni kompetencat tuaja

“Liria Ka Emër” publikon oraret e nisjes së autobusëve për protestën e 1 tetorit
05/11/2026 - 16:35

Platforma Liria ka Emër, i është drejtuar Parlamentit Evropian, me kërkesë për ‘’veprim urgjent institucional lidhur me anomalitë procedurale dhe shqetësimet e dokumentuara për të drejtat e njeriut...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • “Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Operacion policor në Prizren, nga policia japin detaje

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Nga Moska, Vulin mohon arratisjen, por nuk tregon nëse do të kthehet në Beograd

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë