Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

05/11/2026 - 16:50
në Kryesore, Lajme
A A
Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA ndryshuan raportin e forcave në Kongres, një zhvillim që mund të ndikojë edhe në politikën e jashtme amerikane. Por, çfarë konkretisht mund të ndryshojë në politikën e Uashingtonit ndaj Kosovës tani që demokratët fituan kontrollin e të dyja dhomave – Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve?

Ekspertë amerikanë thonë për Radion Evropa e Lirë se kjo përbërje e re mund të sjellë një angazhim më të madh të Kongresit në Ballkanin Perëndimor, por insistojnë se pritshmëritë nuk duhet të jenë shumë të larta.

Robin Brooks, ish-drejtoreshë për Evropën Qendrore dhe Ballkanin në Këshillin për Siguri Kombëtare të SHBA-së, thotë se edhe pse Kosova nuk është në fokusin e përditshëm të shumicës së ligjvënësve amerikanë, ajo mbetet aleate e rëndësishme e Uashingtonit.

Sipas saj, Kongresi i ri, që nis punën në janar të vitit të ardhshëm, fillimisht do të përqendrohet në çështjet e brendshme, si çmimet e larta, kostoja e barnave dhe karburanteve. Por, vendimet e administratës në politikën e jashtme mund të bëhen gjithashtu objekt shqyrtimi.

Ajo shpjegon se Kongresi do të mund ta mbajë administratën përgjegjëse nëse veprimet e saj bien ndesh me “ligjet, vlerat dhe normat amerikane”. Kjo, thotë Brooks, mund ta përfshijë edhe mënyrën se si Uashingtoni u kërkon vendeve të tjera, si Kosovës, për bashkëpunim në çështje si dëbimi i personave nga SHBA-ja.

Edhe pse politika e jashtme mund të zërë pak vend në agjendën e Kongresit, ai mund të ndikojë më drejtpërdrejt në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Si mund të ndikojë ndryshimi në Kongres në raportet Kosovë-Serbi?

Edward P. Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins, pret që Kongresi i kontrolluar nga demokratët do të ushtrojë më shumë presion për shqyrtimin e politikës së administratës Trump ndaj Serbisë.

Sipas Josephit, zhvillimet politike në Serbi mund ta shtojnë këtë vëmendje dhe ta shtyjnë Uashingtonin të kërkojë një angazhim më të madh për stabilizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Në Serbi, fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet e 25 tetorit i dha fund 14 vjetëve të qeverisjes së Partisë Përparimtare Serbe të Aleksandar Vuçiqit.

Për të përfituar nga këto rrethana, Joseph i bën thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, që ta ndryshojë qasjen ndaj komunitetit serb në vend.

“Kurti ka një mundësi të rrallë për të marrë iniciativën dhe për të propozuar politika të reja që do të përmirësonin marrëdhëniet si me serbët e Kosovës, ashtu edhe me Serbinë. Nga ana tjetër, nëse vazhdon me qasjen aktuale, Kosova do të përballet me presion dhe kritika më të mëdha”, thotë Joseph për REL-in.

Ndër vite, Kurti është kritikuar vazhdimisht nga SHBA-ja dhe BE-ja për “veprime të njëanshme” në veri, të marra pa koordinim me aleatët perëndimorë, të cilat, sipas tyre, kanë rritur tensionet dhe pasigurinë te serbët e Kosovës.

Edhe Daniel Fried, ish-ambasador amerikan dhe ish-zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, sheh në njëfarë mase mundësi për “diplomaci më kreative” në rajon, pas ndryshimit të pushtetit në Serbi dhe humbjes së kontrollit republikan në Kongresin amerikan.

“Nuk do të prisja një nismë të madhe së shpejti”, thotë ai për REL-in, duke shtuar se, megjithatë, mund të ketë bashkëpunim më të ngushtë të SHBA-së me Evropën për ta orientuar Serbinë drejt integrimit evropian.

Sipas tij, Kosova mund të përpiqet të mos shihet vetëm përmes mosmarrëveshjeve me Serbinë dhe të forcojë marrëdhëniet e veta me Uashingtonin, por për këtë kërkohet iniciativë nga vetë Kosova.

“Kosova duhet të mbështetet edhe më shumë te parimet e saj themeluese: demokracia, sundimi i ligjit dhe flamuri i saj (i mrekullueshëm), që e përfaqëson Kosovën si shtet për të gjithë ata që jetojnë në të”, thotë Fried.

Brooks, ndërkaq, argumenton se Kosova nuk duhet ta lidhë politikën e saj të jashtme vetëm me administratën aktuale amerikane.

“Përpjekja për t’i bërë qejfin administratës Trump ishte gabim që nga fillimi”, thotë ajo.

Sipas Brooks, kjo qasje e ka futur Kosovën në iniciativa që nuk i kanë sjellë domosdoshmërisht përfitime afatgjata, si Bordi i Paqes.

“Kosova duhet të kërkojë të ardhmen e saj evropiane dhe të angazhohet me të dyja partitë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat”, thotë ajo.

Një prej çështjeve ku ligjvënësit amerikanë mund të ndihmojnë, sipas saj, është bindja e pesë vendeve të Bashkimit Evropian – Spanja, Greqia, Rumania, Qipro, Sllovakia – që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë.

JU REKOMANDOJMË

Liria ka Emër letër Parlamentit Evropian, ia parashtron disa kërkesa: Mos qëndroni vëzhgues, ushtroni kompetencat tuaja

“Liria Ka Emër” publikon oraret e nisjes së autobusëve për protestën e 1 tetorit
05/11/2026 - 16:35

Platforma Liria ka Emër, i është drejtuar Parlamentit Evropian, me kërkesë për ‘’veprim urgjent institucional lidhur me anomalitë procedurale dhe shqetësimet e dokumentuara për të drejtat e njeriut...

Më shumëDetails

“CFO Green” kapet sërish pa farmacist, Inspektorati urdhëron mbylljen dhe gjobit pronarin

“CFO Green” kapet sërish pa farmacist, Inspektorati urdhëron mbylljen dhe gjobit pronarin
05/11/2026 - 16:23

Rrjeti i barnatoreve “CFO Green”, në pronësi të biznesmenit nga Shqipëria, Nadir Çausholli, vazhdon të figurojë në raportet e Inspektoratit Farmaceutik për shkelje të legjislacionit që rregullon shitjen...

Më shumëDetails

Pas mungesës së kapelave, Policia anulon tenderin për karriget e ceremonisë së diplomimit të kadetëve

Dështon tenderi milionësh për uniformat e policisë
05/11/2026 - 16:09

Policia e Kosovës ka anuluar aktivitetin e prokurimit për marrjen me qira të karrigeve statike, të cilat ishin paraparë të përdoreshin në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së...

Më shumëDetails

Raportimet për emërimin e mbesës së Sveçlës si diplomate, Konjufca: S’merrem me emra, unë vetëm i nënshkruaj

Raportimet për emërimin e mbesës së Sveçlës si diplomate, Konjufca: S’merrem me emra, unë vetëm i nënshkruaj
05/11/2026 - 15:55

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nuk merret me emra të përveçëm lidhur me emërimet në shërbimin diplomatik, duke iu referuar rastit...

Më shumëDetails

6 vjet nga arrestimi i Rexhës, Shqipe Mehmeti Selimi ndan një pjesë të fjalimit të tij

6 vjet nga arrestimi i Rexhës, Shqipe Mehmeti Selimi ndan një pjesë të fjalimit të tij
05/11/2026 - 15:45

Deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi ka reaguar në 6-vjetorin e arrestimit të bashkëshortit të saj, Rexhepit, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Duke shpërndarë një pjesë të fjalimit të 10-shit...

Më shumëDetails

Kush është politikani demokrat që po pritet të jetë “Barack Obama i ardhshëm”

Kush është politikani demokrat që po pritet të jetë “Barack Obama i ardhshëm”
05/11/2026 - 15:05

Senatori demokrat nga Georgia, Jon Ossoff, ka pasur një performancë të suksesshme në zgjedhjet afatmesme, ndërsa gjasat e tij për t’u bërë presidenti i ardhshëm i SHBA-së janë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • “Tre të mitur dëshmitarë”, çfarë ndodhi në stacionin policor para se Arlinda të privohej nga jeta?

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • “Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • AUV me në krye Venera Çerkinin me ‘mision’ propagandues kundër bizneseve? Del se “Haxhijaha” vet kishte kërkuar kthimin e ushqimit për kafshë në Serbi

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë