Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Apeli zbardh arsyet, pse u izolua në shtëpi Vlora Hyseni

09/11/2026 - 08:10
në Lajme
A A
Apeli vendos per Vlora Hysenin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Verdikti për lënien në fuqi të izololimit shtëpiak dhe pezullimit nga detyra për Vlora Hysenin është arsyetuar nga Apeli i Posaçëm me ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e 2 veprave penale dhe rrezikun e dëmtimit të hetimit, në rast të lënies së saj në liri pa kushte.

I njëjti vendim zbulon se SPAK ka zgjeruar hetimin ndaj ish-shefes së SHISH, pas dyshimeve për përfshirje në “korrupsion” dhe “pastrimtë parave”.

Duke iu referuar komunikimeve të vazhdueshme mes Hysenit e Agasit dhe informacioneve që ndante me të, Apeli thekson se e dyshuara Hyseni ka vepruar në vijimësi në kundërshtim me detyrën e saj funksionale, duke mos e luftuar krimin e organizuar, por duke e përkrahur atë.

Mundësinë e dëmtimit të hetimit, Apeli e lidhte me aftësitë e prezumuara të Hysenit si ish-drejtuese shërbimi inteligjent në raport me gjurmimin e informacioneve, administrimin dhe përpunimin e tyre, shkruan A2cnn.

Në këtë pikë, Apeli përmend edhe sjelljen intimiduese të ish-drejtueses së SHISH ndaj gazetares Klodiana Lala, ditën e shqyrtimit të masës në Shkallën e Parë. “Personi nën hetim është rrezik potencial dhe eminent për të ndikuar tek provat dokumentare, tek provat me dëshmitarë apo edhe me akt ekspertimi”, arsyetonte Apeli.

Situatën e re penale të Hysenit, nisjen e verifikimi të disa transaksioneve bankare qindra mijëra eruoshe të anuluara drejt dy shoqërive të huaja, ku ishin pjesë të afërm të saj, Apeli e lidhi me mundësinë e përsëritjes së veprave penale nga e dyshuara. Në vendimin e Apelit zbardhet edhe dëshmia e dhënë në GjKKO nga Hyseni, e cila pasi ka shprehur keqardhje për pozitën në të cilën është, ballë ish-drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, ka mohuar çdo akuzë.

“Jam shumë e qetë, sepse kam bërë vetëm punën time për shtetin tim, për shqiptarët dhe në asnjë rrethanë nuk kam vënë në dispozicion shërbimin (SHISH) për t’i shërbyer asnjë personi dhe asnjë iniciative që mund të dëmtonte në një mënyrë apo tjetër interesat e R.SH-së”, është shprehur Hyseni.

JU REKOMANDOJMË

Mblidhen katër komisione të Kuvendit

Sot mblidhet komisioni hetimor për rezervat shtetërore
09/11/2026 - 07:58

Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë të hënën mbledhjet e tyre të radhës, ku në fokus do të jenë shqyrtimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, bashkëpunimi diplomatik,...

Më shumëDetails

Publikohen rezultatet, këta janë prokurorët e rinj që kaluan testin kualifikues

Publikohen rezultatet, këta janë prokurorët e rinj që kaluan testin kualifikues
08/11/2026 - 22:20

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar rezultatet e Testit Kualifikues për kandidatët që synojnë të bëhen pjesë e sistemit prokurorial në vend. Testi është mbajtur më 7 nëntor...

Më shumëDetails

Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cosa Nostra-n

Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cosa Nostra-n
08/11/2026 - 22:11

Komisioni Parlamentar Antimafia i Italisë evidenton një ndryshim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes organizatave kriminale shqiptare dhe mafieve tradicionale italiane. Grupet shqiptare nuk shihen më vetëm si furnizues...

Më shumëDetails

Fund tarifave të shtrenjta të roamingut? Kosova drejt telefonatave dhe internetit pa pagesa shtesë në BE

Fund tarifave të shtrenjta të roamingut? Kosova drejt telefonatave dhe internetit pa pagesa shtesë në BE
08/11/2026 - 21:56

Qytetarët e Kosovës mund të përfitojnë së shpejti nga telefonatat, mesazhet dhe interneti mobil pa tarifa shtesë të roamingut gjatë udhëtimeve në vendet e Bashkimit Evropian. Komisioni Evropian...

Më shumëDetails

“14.9 milionë euro u blenë rrymë për shtatë ditë”

“14.9 milionë euro u blenë rrymë për shtatë ditë”
08/11/2026 - 21:42

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar Qeverinë për shpenzimet e importit të energjisë elektrike, duke thënë se vetëm brenda shtatë ditësh janë paguar...

Më shumëDetails

“Dil në punë nëse guxon, të ruaj me kallash” – kërcënohet kryetari i Vitisë, arrestohet 45-vjeçari pas videove në TikTok

“Dil në punë nëse guxon, të ruaj me kallash” – kërcënohet kryetari i Vitisë, arrestohet 45-vjeçari pas videove në TikTok
08/11/2026 - 21:25

Kërcënime serioze ndaj kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, janë publikuar në rrjetin social TikTok, ku një person ka paralajmëruar përdorimin e armës ndaj tij. Pas denoncimeve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje të reja nga garat ilegale në Prishtinë, dyshohet se BMW-ja e goditi qëllimshëm veturën “Seat” (Video)

    Pamje të reja nga garat ilegale në Prishtinë, dyshohet se BMW-ja e goditi qëllimshëm veturën “Seat” (Video)

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • Përgjimet ekskluzive nga dosja e fajdesë 550 mijë euroshe në Prizren, në rast u përfshi edhe nëna e viktimës: Sa vjet duhet me punu me t’i kthy ato pare?

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Kush është Selman Ajvazi dhe çfarë roli ka në parapolitikën e Faton Pecit, ndërsa vëllai i tij përfitoi kontratë 54 mijë euroshe dhe u bë diplomat?

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Publikohen rezultatet, këta janë prokurorët e rinj që kaluan testin kualifikues

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    258 Shpërndaje
    Shpërndaje 103 Tweet 65

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë