Deputeti Avdullah Hoti ka kërkuar që vendosja dhe respektimi i Deklaratës së Pavarësisë dhe portretit të presidentit Ibrahim Rugova të rregullohen me ligj.
Përmes një postimi, Hoti ka theksuar se këto dy simbole përfaqësojnë themelet e shtetit të Kosovës dhe nuk mund të trajtohen si elemente dekorative.
“Deklarata e Pavarësisë dhe portreti i Presidentit Rugova nuk janë dekor që vendoset e hiqet sipas shijeve. Ato simbolizojnë themelet mbi të cilat qëndron Republika e Kosovës”, ka shkruar Hoti.
Sipas tij, respektimi i simboleve dhe protokollit shtetëror nuk mund të varet nga vendimet apo preferencat individuale të zyrtarëve publikë.
“Respektimi i simboleve shtetërore dhe protokollit shtetëror nuk është në diskrecionin e asnjë zyrtari shtetëror”, ka deklaruar ai.
“Në mënyrë që t’i pamundësohet kujtdo që të bëjë ndryshime në mënyrën e prezantimit dhe respektimit të këtyre dy simboleve të shtetit të Kosovës, është e domosdoshme që këto të përcaktohen me ligjin që rregullon protokollin e simboleve shtetërore”, ka përfunduar Hoti.














