Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me importin dhe eksportin e energjisë elektrike, duke sqaruar ndikimin e tyre në faturat e qytetarëve.
Bajrami ka theksuar se importi dhe eksporti nuk duhet të përllogariten si të ardhura dhe shpenzime që kompensojnë njëra-tjetrën, kur flitet për konsumatorët.
“Importi i energjisë nuk zbritet nga eksporti kur flasim për koston që e paguajnë qytetarët”, ka shkruar ajo.
Sipas Bajramit, energjia e importuar ndikon drejtpërdrejt në faturat e konsumatorëve, ndërsa të hyrat nga eksporti i energjisë përfundojnë në Korporatën Energjetike të Kosovës.
“Pra, importi ndikon në faturat që i paguajnë qytetarët, ndërsa të hyrat nga eksporti janë të ardhura për KEK-un por nuk u kthehen konsumatorëve përmes uljës së faturave.”













