Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot në një tryezë diskutimi në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.
I pyetur për qeverisjen dhe për zhvillimin ekonomik, Kurti ka thënë se është një kurth në të cilin politikanët s’duhet të bien, duke këshilluar që politikanët s’duhet të menaxhojnë me pritshmëritë.
Sipas Kurtit, ato duhet që të rriten sa më shumë, ndërkohë që qeverisja bën më të mirën që mundet.
“Dua të përmend një kurth që politikanët s’duhet të bien. Kjo mantra për menaxhim të pritshmërive. Unë mendoj që s’duhet të menaxhojmë pritshmëritë. Le të rriten sa më shumë që munden, ndërkohë bëj më të mirën ne bazë të mundësive, aftësive dhe dijes.”, ka thënë Kurti./GazetaExpress/













