Presidenca e Republikës së Kosovës ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 273 mijë e 3 euro me kompaninë “AS TRAVEL CLUB” Sh.P.K për të siguruar udhëtimet për nevojat e institucionit, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, marrëveshja është paraparë të zgjasë 36 muaj, ndërsa procedura e prokurimit është zhvilluar përmes procedurës së hapur
Në garë për këtë tender kanë qenë edhe dy operatorë tjerë.













