Sot janë zhvilluar intervistat me kandidatët për Bordin e RTK-së, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kështu ka deklaruar përmes një shkrimi deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci, njëherësh anëtare e komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Ajo shtoi se, së bashku me anëtarët e tjerë të Komisionit, janë angazhuar që procesi të jetë i drejtë dhe i paanshëm.













