Një kritikë e Daut Haradinajt për institucionet e Kosovës pas vizitës së përfaqësuesve të Listës Studentore Serbe në Kosovë, ka nxitur reagimin e deputetes së pushtetit Arbëreshë Kryeziu Hyseni, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ajo i ka thënë Haradinajt se nuk ka më kontroll të Beogradit mbi qeveri të Kosovës si dikur kur pritej deri në 8 orë për votën e tyre.
Por duket se deputetja e VV-së ka harruar se edhe vet dikur ishte pjesë e AAK-së.
Ajo para se të kalonte në VV ishte pjesë e AAK-së në Gjilan të cilës i shërbente me shumë zell duke kërkuar votën e gjilansave për Ramush Haradinajn.
“Dauti duhet ta dijë që kjo lloj qeverisje ka kaluar, që tash na u shfaq kritik me një vizitë të një serbi në Kosovë. Nuk ka më kontroll të Beogradit mbi Qeveri të Kosovës siç dikur pritej 8 orë për votën e tyre”. – shkruan ajo.













