Shefi i asamblistëve të VV-së në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka hedhur akuza ndaj Pëparim Ramës duke thënë se ka shpenzuar 2.2 milionë euro nga fondet për efiçiencë të energjisë në projekte tjera, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Këtë çështje Sveçla e ka lidhur me mungesën e ngrohjes adekuate në disa shkolla.
Ai ka përmendur edhe kontratën për ndriçim publik për të cilën Veriu.info kishte raportuar para disa ditësh ekskluzivisht ku kishte shumëfishim të çmimeve e asamblisti ka veçuar shiritin paralajmërues, për të cilin thotë se Komuna ka paguar 19 euro për metër, ndonëse kushton 0.03 euro.














