Ushtruesja e Detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka konfirmuar sonte se është siguruar financini për shkallën e Apelit për ish krerët e UÇK-së, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ajo këtë deklaratë e ka bërë në Klan Kosova ku ka thënë se ka ndryshuar mënyra e komunikimit me LVV-në, teksa theksoi se ato që i kanë thënë për këtë parti, ende qëndrojnë.
“Por, financimi është siguruar, kjo është punë e kryer dhe këtë mund ta them. Nuk mund të flas për shuma, por gjithçka që është kërkuar nga mbrojtja… më duket se ka qenë rreth 150 mijë euro në muaj për çlirimtarët tanë, aq ka qenë kërkesa e ekipeve të mbrojtjes, dhe aq janë ndarë, ndonëse rregullorja e miratuar nga Ministria e Drejtësisë ka paraparë një shumë pothuajse përgjysmë më të vogël. Por, janë ndërmarrë masat dhe vendimi është marrë. Jemi të kënaqur me këtë pjesë”, deklaroi Çitaku.













