Ushtruesja e Detyrës së kryetares së PDK-së nuk ka marrë mundin t’ia kthejë një përgjigje OVL UÇK-së në kërkesën e tyre se çfarë po ndodh me Ligjin për Specialen, por në vend të kësaj ka vendosur që lajme për këtë çështje të japë në një televizion, shkruan Veriu.info.
OVL UÇK për 18 ditë nuk mori asnjë përgjigje të vetme nga Vlora Çitaku, por kjo e fundit ka folur për këtë çështje në një debat televiziv do të kthehet në Kuvend më së largu deri të hënën e javës së ardhshme.
“Sot mund ta them me siguri të plotë se brenda pak ditësh, Ligji do të trajtohet për shqyrtim në Komisionin për Legjislacion dhe do të kthehet për votim në seancë plenare, dhe ligji do të kalojë – me Lëvizjen Vetëvendosje. Kemi dakordim të plotë për përmbajtjen e ligjit. Kjo është arritur këto dy-tri ditët e fundit, por kanë qenë takime e negociata që kanë zgjatur me ditë”, theksoi Çitaku në Rubikon.












