Përmendja e mbiemrit Haradinaj nga avokatja e tashmë të ndjerës Arlinda Zekajt, ka bërë që Daut Haradinaj të flet lidhur me këtë rast tragjik duke e cilësuar vrasjen e Zekajt si nga më të rëndët, madje duke kërkuar dënim të ashpër pë dorasin.
Haradinaj në Debat Plus ka folur për familjen Zekajt dhe familje Sylaj, duke thënë se i njeh dhe i kosnideron familje të respektuara në Dukagjin, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ai ka kritikuar ashpër përmendjen e mbiemrit Haradinaj duke e lidhur me këtë rast, ku tha se ka kaluar epoka kur njerëzit mund të fshihen pas mbiemrit Haradinaj.
Mes tjerash ai kritikoi ish-avokaten e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxhën, që kishte përmendur lidhjet e të dyshuarit me persona të afërt me familjen Haradinaj, duke pyetur se çfarë veprimesh kishte ndërmarrë ajo kur, sipas tij, kishte pasur informacione për rastet e mëhershme.













